Sallata me këto dy përbërës është ajo që ju duhet nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut!

Marisa Karabeci
12/11/2022

Shtypja e lartë e gjakut shkakton shumë probleme shëndetësore, aq më shumë gjak që pompon zemra, aq më e lartë do të jetë shtypja juaj e gjakut. Gjithashtu, shtypja e lartë e gjakut mund të jetë shenjë e sulmit në zemër dhe shkaktarët e kësaj janë stresi, ushqimi i pashëndetshëm dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Ushqimet që e rregullojnë shtypjen e gjakut janë kastraveci dhe hudhra. kastraveci për shkak se është i pasur me fibra, kalium dhe magnez. Hudhra nga ana tjetër është kontrollues i shtypjes së gjakut, shtypjes së ulët të gjakut, nivelit të lartë të kolesterolit, etj. Sallata me hudhër dhe kastravec është perfekte për ju! Nëse e konsumoni çdo ditë këtë sallatë, shkencëtarët dhe ekspertët shëndetësorë thonë se do ta përmirësoni shëndetin kardiovaskular.

Përbërësit janë tri hudhra, një kastravecë, disa lugë gjelle ujë, gjysmë lugë gjelle uthull molle. Qërojeni hudhrën dhe shtypeni me thikë. Pastrojeni kastravecin dhe prijeni në copë të holla. Copëzat e kastravecit i vendosni në një tas të madh nga xhami, ndërsa pastaj e shtoni hudhrën e shtypur. Në tas, shtoni uthullën dhe ujin. Produktin mund ta zbukuroni me gjethe nenexhiku. Ndërkaq, për çdo shqetësim shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj.

Rikujtojmë, se përveç faktit që kastravecat janë të mirë për hidratim, ka edhe disa arsye të tjera pse duhet t’i konsumoni më shpesh. Hulumtimet kanë treguar se lëngu i kastravecit mund të ulë presionin e gjakut. Për të reduktuar rrezikun e diabetit të tipit 2, ekspertët këshillojnë konsumimin e ushqimeve me indeks të ulët glicemik, ku përfshihen edhe kastravecët, indeksi i tyre glicemik është 15.

Më shumë