E gjithë familja juaj është sëmur me grip?! Ja si të shpëtoni pa u infektuar edhe ju!

Marisa Karabeci
14/11/2022

Nëse anëtarët e familjes suaj janë sëmur me grip, është e vështirë për ju që të shmangni infeksionin. Nuk ka rëndësi nëse janë fëmijët tuaj, prindërit apo partnerët. Nëse janë sëmur me grip, ka shumë mundësi që të sëmureni edhe ju. Pediatrja Ayla Boyes shpjegon se:

Nëse një anëtar i familjes suaj është i sëmurë, anëtarët e tjerë ka të ngjarë të infektohen për shkak të afërsisë me anëtarin e sëmurë. Nëse infeksioni përhapet në familjen tuaj, detyra për të shmangur sëmundjen bëhet edhe më sfiduese. Por, ka strategji me të cilat mund të provoni, edhe në shtëpi, për të shmangur infeksionin.

Mjeku Joseph Allen nga Universiteti i Harvardit për Livestrong sugjeron:

Kufizoni kontaktin me të sëmurin, ruani higjienën në banjë, lani duart, mbani maskë, pastroni shpesh të gjitha sipërfaqet, ajroseni shtëpinë, vaksinohuni kundër gripit si dhe flini pak. Pra, nëse doni të shmangni ftohjen, mënyra më e thjeshtë është t’i përmbaheni higjienës. Është e mërzitshme, por funksionon. 

Ndërkaq, në vend që të përdorni antibiotikë dhe ilaçe të tjera pa recetën e mjekut përkatës, provoni njëherë të përgatisni diçka nga duart e juaja. Si fillim merrni 1 filxhan uthull molle, 2 filxhanë ujë të vakët, 1 filxhan mjaltë organik dhe 20 hudhra. Në fillim qëroni hudhrat dhe grijini ato plotësisht. Më pas shtoni përbërësit e tjerë dhe vazhdoni përzierjen me një lugë druri.

Ne nuk mund t’i shmangim gjithmonë viruset, por duhet të kujdesemi për veten dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar infeksionin. Është shumë e rëndësishme të merrni vitamina, minerale dhe elementë të tjerë thelbësorë për imunitetin. Marrja e mineraleve është më e mira përmes ushqimit dhe pijeve. Një marrje e tillë është shumë më e dobishme sesa kur përdorni suplemente. Ndërkaq, jodi është i domosdoshëm për funksionimin e duhur të organizmit tonë, është mineral i cili vret bakteret dhe viruset.

Më shumë