Art

“Edmond”, rikthehet në Teatrin Kombëtar

Megi Daci
17/11/2022

Një histori e jashtëzakonshme, ku e ardhmja e Edmondit, vihet në provën e kohës. Për dy javë duhet të krijojë veprën më të bukur të jetës, për të shpëtuar nga dështimi dhe mjerimi. Në qindra pengesat që ka përpara, ku më e madhja është mungesa e subjektit të duhur, Edmondi ka vetëm një zgjidhje; të hedhë në letër një ngjarje rastësore që nisi si histori dashurie e mikut të tij të ngushtë dhe përfundoi si vepra më e suksesshme e Teatrit.

Kjo histori e pabesueshme, e treguar me vargjet e Siranoit dhe me prozën e Mishalik, në një ndërthurje harmonike, solli suksesin e premierës së mbrëmshme. Për minuta të tëra spektatorët falenderuan me duartrokitje dy regjisorët, Andia Xhunga dhe Indrit Cobani dhe aktorët më të mirë të Teatrit, që nga Vasian Lami, Helidon Fino, Arben Derhemi, Lulzim Zeqja, Luli Bitri, Laert Vasili, Genci Fuga, Myzafer Zifla, Besmir Bitraku, deri tek aktorja e re, që ishte surpriza tjetër e shfaqjes, Ilirda Bejleri.

Për më shumë informacion mjafton të klikoni më poshtë:
Instagram
Facebook
http://teatrikombetar.gov.al/
+355 4 222 8933

Adresa: Rruga”Sami Frashëri”, Qendra “ArTurbina”, Tiranë

Më shumë