30 mijë euro për ata që duan të jetojnë në këtë qytet të Italisë!

Marisa Karabeci
23/11/2022

Një qytet piktoresk në Itali ofron deri në 30 mijë euro për ata që duan të zhvendosen aty. Oferta vjen nga qyteti Presicce në rajonin e Pulias me shpresën që të joshë njerëzit për t’i dhënë sërish jetë një komuniteti gjithnjë e në largim. Ajo që e bën këtë ofertë edhe më tërheqëse është fakti se Presicce është vetëm 15 minuta me makinë nga plazhet e mrekullueshme të bregdetit juglindor të Italisë, duke përfshirë Santa Maria di Leuca, që ndodhet mes detit Adriatik dhe atij Jon.

Ky është rasti i fundit i tentativave të autoriteteve lokale në Itali në përpjekje për të rivitalizuar shumë fshatra fantazmë dhe zonat rurale në të gjithë vendin. Alfredo Palese, një zyrtar lokal, tha për CNN se:

Ne ofrojmë deri në 30 mijë euro për njerëzit që dëshirojnë të zhvendosen këtu dhe të blejnë një nga këto banesa të braktisura. Financimi do të ndahet në dy pjesë. Ai do të jepet për blerjen e shtëpisë dhe pjesërisht për restaurimin e saj.

Presicce ka zyrën postare, një supermarket, por edhe një bankë, njihet si “qyteti i arit të gjelbër”. Ai është i mbushur me gjelbërim e ullishta. Ndërkaq, nëse nuk e dini ekziston një vend në Itali që ju paguan vetëm që ta vizitoni. Bëhet fjalë për Friuli Venezia Giulia, në verilindjen e largët të Italisë. Ky vend do t’iu rimbursojë udhëtimin nëse udhëtoni me tren nga kudo në Itali. Rajoni do t’iu japë gjithashtu një kartë që fiton hyrje falas në muze si dhe transport publik falas.

Kushti që kanë është të qëndroni aty së paku dy netë. Rikujtojmë, se Shqipëria është një ndër destinacionet për t’u vizituar në vitin 2023. Ky është sugjerimi i Lonely Planet, një prej mediave më të rëndësishme në nivel botëror në turizëm. Këtë e bën në një artikull ku vë në dukje se prej kohësh, Shqipëria ka qenë enigma e Europës Mesdhetare. “

Më shumë