E dini se me këto mjete mund t’i riktheni shkëlqimin bizhuterive të argjendta në kushte shtëpie?!
Akeni një tufë bizhuterish të vjetra që janë nxirë? Apo disa që i vendosni aq shumë sa kanë filluar të duken me më pak shkëlqim? Argjendi, veçanërisht ka tendencë të nxihet, të bëhet pis dhe të zbardhet me kalimin e kohës. Por mos i hidhni ende asnjë nga aksesorët tuaj të çmuar, ose mos shpenzoni para në një dyqan bizhuterish për t’i bërë ato të shkëlqejnë. Ju mund t’i pastroni vetë bizhuteritë prej argjendi me gjërat që tashmë i keni nëpër shtëpitë tuaja!
Si të pastroni bizhuteritë e argjendta me ilaç enësh?
Një nga mënyrat më të lehta për të pastruar bizhuteritë e argjendit është me solucion për enët. Ky truk do të funksionojë nëse pjesët tuaja janë të zbehta, por nëse ka ndonjë njollë më të rëndë mbi to, mund të jetë më mirë të provoni një nga sugjerimet e tjera më poshtë. Gjithçka që duhet të bëni është të përzieni një tretësirë prej disa pika solucion për enët dhe ujë të ngrohtë në një gotë ose enë të vogël, derisa të krijohen flluska. Hidhini bizhuteritë tuaja në tretësirë për 10 minuta dhe më pas hiqni ato. Më pas mund të përdorni një furçë dhëmbësh me qime të buta për të pastruar çdo papastërti ose mbetje përpara se të shpëlani bizhuteritë me ujë të ngrohtë. Për t’i tharë, përdorni një peshqir të butë me mikrofibër (mos përdorni peshqir letre, pasi fijet e forta mund të gërvishtin bizhuteritë).
Si të pastroni bizhuteritë e argjendta me sodë buke?
Nëse aksesorët tuaja të argjendit kanë disa njolla më të rënda mbi to, mund të provoni të përdorni sodë buke për t’i pastruar ato. Bëni një pastë duke përdorur një lugë ujë të ngrohtë në tre lugë sodë buke. Hidhni bizhuteritë në pak ujë të ngrohtë, më pas fërkojeni pastën mbi të. Largoni çdo njollë të mbetur me një furçë dhëmbësh të butë ose leckë mikrofibër. Shpëlajeni dhe thajeni me një leckë të butë dhe të thatë.
Si të pastroni bizhuteritë e argjendta me pastë dhëmbësh?
Ju gjithashtu mund të përdorni pastë dhëmbësh për të pastruar bizhuteritë e argjendta, thjesht bëni kujdes. Pasta e dhëmbëve në fakt mund të jetë gërryes ndaj bizhuterive të veshura me argjend, kështu që përdorni këtë mjet vetëm nëse jeni të sigurt që pjesët tuaja janë argjend i pastër. Nëse jeni duke pastruar bizhuteritë që kanë perla, gjithashtu qëndroni larg pastës së dhëmbëve sepse mund të dëmtojë gurët. Nga ana tjetër, ky truk funksionon veçanërisht mirë për bizhuteritë me diamante. Së fundi, sigurohuni që të mos përdorni pastë dhëmbësh zbardhuese, pasi mund të jetë shumë gërryese në argjend.
Mënyra më e sigurtë dhe më e lehtë për të pastruar bizhuteritë e argjendta me pastë dhëmbësh është ta holloni pak me disa pika ujë. Shtrydhni një sasi të vogël paste dhëmbësh (rreth sasisë që do të shtrydhni në furçën tuaj të dhëmbëve) në një furçë dhëmbësh ose leckë të butë, më pas futeni leckën ose peshqirin në pak ujë të ngrohtë për të lagur pastën. Fërkoni bizhuteritë tuaja me furçë ose leckë, më pas shpëlajini dhe thajini.