Depresioni ndikon në dëshirën për marrëdhënie intime, mënyrat si të rindizni pasionin në shtrat!

Marisa Karabeci
28/11/2022

Dihet se ilaçet kundër depresionit ndikojnë në dëshirën për marrëdhënie intime. Ekspertja e marrëdhënieve intime Edwina Caito ka zbuluar disa mënyra të cilat do të ndihmojnë të ktheni interesin për seks teksa jeni duke marrë ilaçe kundër depreisonit. Humbja e interesit për seks, eksitimi i ngadalshëm dhe pamundësia e arritjes së orgazmës janë efekte anësore të zakonshme të marrjes së ilaçeve kundër depresionit.

Disa nga mënyrat më të shpeshta për ta zgjidhur këtë problem janë aplikimi i masazhit erotik dhe shikimi i filmave pornografikë, sugjeron Edwina. Këto dhe disa mënyra të tjera për të rritur libidon, e cila gjithmonë zvogëlohet kur një person merr ilaçe për çrregullime të humorit, antidepresantë dhe të ngjashme.

Kate ka shpjeguar që ilaçet kundër depresionit bllokojnë prodhimin e dopaminës, hormoni i cili dërgon sinjale eksitimi nga trupi te truri. Ndërsa personat të cilët i marrin këto ilaçe ndiejnë qetësi dhe humor më të përmirësuar nga ana tjetër gjenden në një situatë të pakëndshme, pra nuk kanë asnjë dëshirë për seks.

Sipas ekspertes, është e rëndësishme që një person që ka filluar të trajtojë depresionin me ilaçe, të pranojë se do të ketë vërtet më pak seks në jetën e vet për një kohë dhe të informojë partnerin për këtë, sepse është e rëndësishme që edhe ai të jetë i përgatitur dhe t’i tregojë se kjo është një fazë e përkohshme dhe një problem që mund të zgjidhet. Ekspertja këshillon:

Flisni me partnerin tuaj për fantazitë tuaja, përdorni lubrifikant të mirë dhe lodra seksi. Qasuni një marrëdhënieje intime si një lojë psikologjike. Përpiquni të ngjallni interesin me masazh erotik, lojë aktruese, darkë me qirinj ose duke parë filma porno.

Përveç kësaj, është gjithmonë mirë që një person që merr antidepresantë të flasë me mjekun, i cili mund të ndryshojë terapinë dhe të prezantojë ilaçe që kanë një efekt negativ të reduktuar në dëshirën seksuale. Së fundmi një grup neuro-shkencëtarësh, pas analizimit të aktivitetit të trurit mashkullor gjatë dhe pas kulmimit, gjeti një zhdukje të korteksit cerebral, një zonë e caktuar për të menduar, menjëherë pas marrëdhënieve seksuale. Ndoshta kjo është arsyeja pse partneri nuk ju flet asnjë fjalë pas seksit.

Më shumë