Meksikë, salca me bazë avokadoje futet në librin e rekordeve Guinness!

Marisa Karabeci
28/11/2022

Ekspozita inauguruese e avokados në një qytet meksikan përfshiu edhe thyerjen e një rekordi botëror Guinness, kur një ekip prej 300 kuzhinierësh përzien 4,970 kilogramë guacamol (salcë me bazë avokadoje, e zhvilluar për herë të parë në Meksikë). Ekspozita e Avokados në Periban, Michoacan, theu zyrtarisht Rekordin Botëror të Guinnessit për servirjen më të madhe të guakamol, një rekord i vendosur më parë nga një përzierje me peshë prej 3,787 kilogramëve në qytetin Tancitaro, Michoacan, në 2018.

Pjata përfshinte më shumë se 10 ton avokado të rritura në Periban, si dhe qepë, domate, piper serrano, lime dhe cilantro (barishte nga familja e majdanozit). Asnjë gjyqtar i rekordeve botërore Guinness nuk ishte i pranishëm për ngjarjen, por organizata ishte në gjendje të verifikonte rekordin nga larg përmes transmetimit të drejtpërdrejtë.

Dietologët shpjegojnë se pse avokadot duhet të jenë në rutinën tuaj të përditshme të ushqimit. Ky frut popullor që është përbërësi kryesor në “guacamole” dhe bukë të thekur me avokado është një nga frutat që përmban më shumë vlera ushqyese për shëndetin tuaj.

Shumica e avokadove janë të forta dhe të papjekura. Për t’i zbutur më shpejt, vendosini në një letër alumini së bashku me një mollë ose kivi, të cilat çlirojnë etilen, një gaz që përshpejton procesin e pjekjes. Në këtë link keni katër arsyet se përse duhet të konsideroni përfshirjen e tyre në dietën tuaj ushqimore.

Më shumë