Nëse ju pëlqen të eksperimentoni me ushqimet, akullorja me peshk është një kombinim që duhet ta provoni patjetër!

Marisa Karabeci
29/11/2022

Evendosur mes një librarie dhe një dyqani disqesh në periferinë e Observatorit në Cape Town, është një dërrasë e zezë që lexon “Tapi Tapi”, që është një akullore autentike afrikane e punuar me dorë. Në kuzhinën e tij të vogël, biologu molekular nga Zimbabveja Tapiwa, Guzha po krijon shije akulloresh si askush tjetër. Në menunë e tij të një dite ju mund të merrni këto shije akulloresh:

  1. Akullore me peshk të kripur ‘kapenta’ dhe spec djegës.
  2. Akullore me një lloj drithëri e quajtur “Malted Millet”.
  3. Akullore me perime dhe karamel.
  4. Akullore me lulen “Hibiscus” dhe karafil.

Duke përdorur vetëm shijet indigjene të kontinentit afrikan, akullorja e Guzhës është bërë mjeti përmes të cilit ai po riformulon narrativën rreth ushqimit afrikan. Guzha tha për CNN:

Unë mendoj se historia globale e ushqimit nuk ka shumë hapësirë ​​për Afrikën. Unë po përpiqem të ndihmoj identitetet e zezakëve të shijojnë kulturën e tyre në një bazë më të rregullt.

Guzha përdor përbërës dhe shije për të përfaqësuar të gjitha rajonet e kontinentit, duke shkuar përtej kuzhinave më të njohura si etiopiane apo nigeriane. Ai merr frymëzim nga kudo, një bisedë, një aromë, një vakt, një dëshirë e zjarrtë për oqeanin. Kuzhinieri i këtyre shijeve aspak të zakonshme thotë:

Unë nuk mendoj fare për mënyrën tradicionale të bashkimit të shijeve. Unë bëj atë që më pëlqen dhe në fund shoh atë që del. Kështu që unë mund të kombinoj në çast edhe dy shije komplet të kundërta me njëra-tjetrën.

Një përbërës tjetër me të cilin ai pëlqen të gatuajë është ‘Mphepho’, një barishte e përdorur në mjekësinë tradicionale të Afrikës së Jugut që besohet se hap botën shpirtërore. Por Guzha argumenton se ka shumë qëllime të tjera dhe duke krijuar një akullore prej saj, shpreson të zgjerojë të kuptuarit e njerëzve për këtë bimë të shenjtë.

Ky është një nga problemet që ne po përpiqemi të adresojmë. Njerëzit janë kaq të pavetëdijshëm për praktikat e tyre kulturore. Nuk po them se unë jam ekspert, por sigurisht që ne mund t’i ndihmojmë njerëzit të kuptojnë shumë më tepër për veten.

Por edhe pse përbërësit mund të kenë rrënjë të lashta, menuja e “Tapi Tapi” nuk qëndron asnjëherë në të kaluarën. Pavarësisht se ka krijuar mbi 800 shije, sipas Guzhës, asnjë shije nuk përsëritet kurrë.

Më shumë