Si ta kuptoni nëse jeni duke e tepruar me konsumimin e bukës…

Marisa Karabeci
02/12/2022

Ndonjëherë harrojmë se sa e teprojmë me konsumimin e bukës. Njerëzit që janë intolerantë ndaj glutenit ose vuajnë nga sëmundja celiake, por nuk janë të vetëdijshëm për këtë, shpesh ndihen të fryrë. Ata gjithashtu mund të kenë probleme për të shkuar në tualet, sepse zorrët e tyre janë të bllokuara. Mund të mos jeni intolerant ndaj glutenit, por keni një ndjeshmëri të lartë kur konsumoni grurë dhe drithëra të tjera.

Është e vërtetë që drithërat shumë të rafinuara, si buka e bardhë dhe orizi i bardhë kanë shumë kalori. Kur ndiheni tepër të trishtuar ose të stresuar, mendoni se duke konsumuar drithërat e rafinuara do të ndiheni më mirë për një moment. Për shkak të kësaj, mund të vëreni gjithashtu se po shtoni peshë, diçka që mund të shmanget lehtësisht duke kaluar te produktet me drithëra integrale.

Një studim ka vërtetuar se këto produkte mund t’ju ndihmojnë të humbni yndyrën e barkut më shpejt se drithërat e rafinuara. Dritherat integrale përmbajnë më shumë vitamina dhe minerale. Por kjo nuk do të thotë se duhet ta teproni me konsumimin e tyre. Buka e bërë në shtëpi mund të mos jetë përgjegjëse për rritjen e kolesterolit, por produktet e pjekura janë përgjegjëse. Produkte të tilla si pastat me gjalpë janë të pasura me yndyra trans. Këto ushqime përmbajnë shumë gjalpë dhe vezë, të cilat mund të rrisin nivelin e kolesterolit nëse konsumohen rregullisht.

Gjithashtu, shumica e produkteve që përmbajnë gluten bëjnë pjesë në të njëjtën kategori të dëmshme. Këto produkte ndryshojnë dhe mund të përfshijnë biskota dhe ëmbëlsira të paketuara dhe shumicën e ushqimeve të skuqura. Mundësia juaj më e mirë do të ishte të kaloni te drithërat dhe të reduktoni produktet e pjekura. Kur konsumoni shumë bukë në dietën tuaj ditore, sasi të mëdha të insulinës lirohen në gjakun tuaj.

Insulina ndihmon që triptofani të qëndrojë në gjak më gjatë sesa do të dëshironit. Triptofani është një aminoacid që ndihmon në prodhimin e serotoninës dhe melatoninës, dy neurotransmetues që ndihmojnë në stabilizimin e humorit. Ato gjithashtu nxisin gjumin dhe ndihmojnë në rregullimin e ciklit gjumë-zgjim.

Më shumë