Për të gjithë ju që jeni duke menduar të lyeni sërish muret e shtëpisë suaj, hidhini një sy këtij artikulli!
Nëse keni dilema se me cilën ngjyrë të lyeni shtëpinë tuaj, ju sugjerojmë nuancat të cilat do të jenë të këndshme për syrin tuaj dhe do të kenë ndikim antidepresiv. Dhe këto janë të gjitha nuancat e së gjelbrës, sepse pikërisht kjo ngjyrë ju relakson dhe ju qetëson.
Dizenjuesit e shtëpive rekomandojnë që muret e lyer me ngjyrë të gjelbër do të përshtaten me mobilet të cilat kanë kryesisht ngjyrë të bardhë. Nga ana tjetër, detajet e shtëpisë suaj mund t’i zgjidhni edhe në ngjyra të tjera me të cilat do të arrini pamje interesante dhe mbresëlënëse.
Pra, mund të zgjidhni ngjyra kontrasti, apo nuanca të thjeshta më të mbyllura. Çfarëdo që të zgjidhni, nuk do të gaboni. Efekt i ngjashëm arrihet nëse vendosni që dhomën ta plotësoni me mobilie të gjelbra.
Në këtë rast, preferohen ngjyrat neutrale të mureve, në mënyrë që të mos krijoni përshtypjen e ngarkesës së tepërt. Me mobiliet e gjelbra përshtaten më së miri pjesët me ngjyrë druri, të cilat krijojnë përshtypjen e ambientit natyral. Nëse vendosni për dizajn modern me elemente të gjelbra, mund të zgjidhni këto ngjyra, portokalli, vjollcë apo të trëndafiltë të errët.