Sjellja e trendeve të reja duket se nuk ka për të mbaruar kurrë, njihuni me modelet më të fundit për vetullat tuaja!
Enjihni atë personin në festë që duket sikur po argëtohet më shumë se të gjithë të tjerët? Ai person tani jeni ju, falë këtyre katër modeleve epike të vetullave që priten të jenë më të përhapurat vitin që do të vijë. Sigurisht gjithësecili ka opinionet dhe zgjedhjet e tij personale, por kur bëhet fjalë për trendet më të fundit çdokush dëshiron që një herë të eksperimentojë me to. Modelet ne tashmë i kemi përzgjedhur, juve ju mjafton vetëm të zgjidhni të preferuarën tuaj, ta përshtasni atë me mbrëmjen tuaj të ardhshme dhe me siguri do të bëheni menjëherë personi më i lezetshëm në dhomë.
1. E mbushur plot me ngjyra
Nëse ju kujtohet, së fundmi është përhapur një trend mjaft i gjerë duke shndërruar ngjyrën e vetullës nga ngjyra të errëta në atë nude. Shumë persona e adhuruan faktin se ngjyrat neutrale po futeshin më në fund në modë, por disa të tjerë ishin mjaft skeptikë. Nëse ju jeni një ndër to, atëherë gëzohuni pasi në këtë vit që do të futemi padyshim do të kemi një dominancë të ngjyrave të ndezura dhe të shumëllojshme. Kjo do të duket edhe në stilimin e vetullave tuaja duke miksuar ngjyra të ndryshme dhe duke i dhënë atyre një pamje komplet tjetër. Gjithmonë pa i ekzagjëruar shumë dhe duke u munduar t’i mbani të dyja të njëjta.
2. Me gurë perle
Sinqerisht, nëse ka diçka që nuk ka për t’ju lënë kurrë në baltë dhe do ta plotësojnë në maksimum pamjen tuaj janë pikërisht perlat. Në çdo kombinim veshjeje ose tualeti që ju mund të bëni, ky detaj nuk është kurrë i gabueshëm dhe gjithmonë ka për t’i dhënë paraqitjes tuaj një pamje të veçantë. Edhe në rastin e vetullave, një ngjitje e vogël e tyre rreth syve ka për t’ju bërë të dukeni më trendi dhe në të njëjtën kohë do të ndiheni edhe mirë me veten duke eksperimentuar sado pak.
3. Tepër festive
Ne mund të themi me plot bindjen se ky model do të jetë i duhuri për festë. Për të realizuar këtë super ide ju mjafton të keni disa xixa në ngjyra të ndryshme (sipas dëshirës tuaj) dhe një ngjtës goxha të fortë duke i ngjitur ato sipas formës së vetullës suaj. Kjo do t’ju bëjë të dukeni mjaft ndryshe edhe nëse do të shtoni një tonalitet të lehtë në kapakët e syve tuaj. Sigurisht për të realizuar këtë model do ju duhet patjetër një kohë e gjatë, kështu që jini pak të durueshëm pasi rezultati do t’ia vlejë.
4. Holografike
Stili holografik ka kohë që i mbijeton modës dhe mesa duket do të vazhdojë të mbetet i tillë edhe për këtë vit që do të vijë. Gjithashtu për ta realizuar atë nuk kërkon shumë gjëra dhe mund të themi që është mjaft ekonomik. Ajo çka do ju duhet është një pigment sysh ngjyrë vjollcë. Për t’i dhënë efektin holografik mjafton t’i japim një zbehje duke e përhapur në kockat e vetullave, qerpikëve dhe hundës. Më pas mjafton të krihni vetullat tuaja duke i bërë ato të qëndrojnë më gjatë dhe për të mbajtur njëkohësisht ngjyrën sa më gjatë.