Për një buzëqeshje “1 milion dollarëshe” konsumoni këto ushqime!

Marisa Karabeci
13/01/2023

Bardhësia dhe shëndeti i dhëmbëve tuaj, varen edhe nga ushqimi që konsumoni. Nëse kërkoni një buzëqeshje të përsosur atëherë konsumoni sa më shumë brokoli, luleshtrydhe, karota dhe djath. Në vend që t’i zieni, hajeni bokolin të papërpunuar. Vlerat e tyre ushqyese veprojnë si një furçe dhëmbësh natyrale, që pastron dhëmbët. Plus, nivelet e larta të hekurit mund t’ju mbulojnë smaltin dhe ndihmon largimin e njollave dhe baktereve të dëmshme.

Ndërkaq një pastë e bërë me luleshtrydhe dhe sodë buke është shumë e njohur për zbardhjen natyrale të dhëmbëve. Acidi malik në fruta të ndritshme, vepron si zbardhues. Sapo e kryeni larjen me luleshtrydhe dhe sode, lajini dhëmbët dhe njëherë me furçë, sepse luleshtrydhja ka sheqerna.

Ngrënia e karotës të papërpunuar nga ana tjetër është shumë efektive në zbardhjen e dhëmbëve, por jo vetëm karota. Edhe rrënja e sa është efektive, bëni një fërkim të shpejtë me ta dhe efekti do jetë mahnitës. E fundit dhe jo më pak e rëndësishme, acidet laktike në djathë do të ndihmojnë në mbrojtjen e dhëmbëve kundër prishjes. Ju mund të lani dhëmbët, ose të hani vazhdimisht djathë.

Rikujtojmë, se pas larjes së dhëmbëve dhe pas ekzaminimit dentar duhet të shmangen disa ushqime dhe pije. Të paktën këtë kanë këshilluar stomatologët. Sipas tyre është e rëndësishme të lani dhëmbët dhe të shmangni disa ushqime, si hudhra, përpara se të shkoni te dentisti. Gjithashtu, para ekzaminimit duhet të shmangni kafen, çajin, pijet e gazuara dhe verën e kuqe, sepse të gjitha ato mund t’ju njollosin dhëmbët.

Më shumë