“Tirana Summit” sjell në Tiranë, sipërmarrësin e njohur në mbarë botën Jordan Belfort!

Silvia Tabaku
22/02/2023

Tirana Summit do të mbahet për herë të parë në 24 shkurt dhe nuk duhet ta humbisni! Ky event do të mirëpresë Jordan Belfort, ose siç njihet ndryshe “The Wolf of Wall Street”. Ai është një folës motivues, autor dhe sipërmarrës i njohur në mbarë botën, me shumë njohuri dhe eksperienca për të ndarë me audiencën.

Jordan Belfort pati një bum në karrierën e tij si themeluesi i një firme brokerimi në fund të viteve 80 dhe fillim të viteve 90. U shndërrua në një figurë të respektuar në fushën e biznesit, i pikasur për aftësitë e tij për të gjeneruar rezultate marramendëse përmes qasjes së tij unike në shitje dhe lidership.

Libri i tij “The Wolf of Wall Street” u kthye në Bestseller nga New York Times, libër i cili më vonë u kthye në një film të suksesshëm, që e ngriti më tej reputacionin e tij si lider i mendimit në botën e biznesit. Që nga kjo kohë, ai ia ka kushtuar karrierën e tij ndarjes së njohurive, eksperiencave dhe mençurisë me të tjerët, përmes programeve të trajnimit për lidershipin dhe fjalimet motivuese.

Do të mësoni më shumë gjithashtu nga Vasil Naçi, themeluesi i Agna Group dhe një sipërmarrës shumë i suksesshëm, si dhe Avinash Ananda, një guru ndërkombëtar lidershipi dhe mentor ekzekutiv.

Pjesëmarrja në Tirana Summit, jo vetëm që i dedikohet të mësuarit dhe rritjes profesionale, por gjithashtu ka të bëjë me investimin te vetja. Kjo është një mundësi që nuk duhet ta humbisni, për t’u zhvilluar personalisht dhe profesionalisht. Pjesëmarrësit do të kenë shancin të mësojnë nga njohuritë dhe eksperiencat jetësore të Jordan Belfort, sesi të ngjisin majat në botën e biznesit dhe tejkalojnë çdo pengesë që hasin në rrugën e tyre.

Mos e humbisni këtë mundësi të shkëlqyer, blini biletën tuaj tani dhe ejani në datë 24 shkurt në Pallatin e Kongreseve. Investimi në karrierën tuaj është dhurata më e vlefshme që mund t’i bëni vetes, prandaj ndërmerrni hapin e parë dhe bashkohuni me ne në Tirana Summit.

Sa trajnime do të zhvillohen në Tirana Summit?

Në Tirana Summit do të zhvillohen tre trajnime në total duke krijuar një program të plotë 1-ditor për pjesëmarrësit e interesuar.

Kush do të jenë folësit që do të zhvillojnë trajnime në Tirana Summit?

Folësit të cilët do të zhvillojnë trajnime për audiencën janë: Jordan Belfort, Vasil Naçi dhe Avinash Ananda.

Çfarë temash do të trajtohen gjatë Tirana Summit?

Temat që do të zhvillohen në Tirana Summit janë: 5 key elements in becoming a world-class closer nga Jordan Belfort; “The art of influencing and negotiation” nga Vasil Naçi dhe “Master your mind” nga Avinash Ananda.

Sa orë do të zgjasin trajnimet?

Trajnimet do të nisin nga ora 9:00 deri në orën 18:00, me pushime të ndërmjetme në harqe të ndryshme kohore.

Kur duhet të jem i pranishëm në Tirana Summit?

Hyrja fillon në orën 8:00 – 8:30, orar në të cilin do të kryhet check-in i pjesëmarrësve. Por në varësi të agjendës tuaj mund të vini kur të dëshironi dhe stafi ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për të bërë procedurën e check-in.

A do të kem mundësi të lëviz gjatë zhvillimit të trajnimeve?

Po, çdo pjesëmarrës është i lirë të lëvizë përgjatë trajnimeve sepse do të jetë i pajisur me një byrzylyk identifikues I cili ju mundëson hyrje/dalje sipas nevojave.

Çfarë përfshihet në çmimin e biletës VIP?

Në çmimin e biletës VIP përveç akomodimit në platen A2 (përballë skenës), përfshihet dhe një takim 30 minutësh me Jordan Belfort në grup, pas përfundimit të programit të Tirana Summit, pas orës 18:00.

A mund ta zgjedh vetë ulësen në sallën ku do të zhvillohet Tirana Summit?

Në këtë event nuk do të aplikohet përzgjedhja paraprake e ulëses. Pjesëmarrësit kur futen në sallë, do të kenë mundësi të akomodohen në cilëndo ulëse që dëshirojnë në platenë që kanë të përcaktuar në varësi të biletës së blerë.

A do të kem mundësi të ndjek trajnimin edhe nëse nuk flas anglisht/shqip?

Po, mund ta ndiqni trajnimin pa u shqetësuar për gjuhën e prezantimit, sepse në Tirana Summit do të ketë përkthyes simultan përgjatë gjithë kohëzgjatjes së programit nga shqipja në anglisht dhe nga anglishtja në shqip.

Më shumë