Kini vullnetin t’i thoni ‘jo’ alkoolit për një muaj dhe do të shihni mrekulli në organizmin tuaj!

Anja Dervishi
06/03/2023

Pijet alkoolike, veçanërisht ato me pak alkool, janë pjesë e traditës së kuzhinës në pjesë të ndryshme të botës, por veçanërisht në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Në të vërtetë, bota perëndimore duket se ka një prirje të veçantë për konsumimin e alkoolit. Nga birra te distilimet, padyshim që kalon përmes verës, është e vështirë të gjesh një zonë evropiane apo të Amerikës së Veriut ku pijet alkoolike nuk konsumohen rregullisht dhe gjerësisht nga popullsia.

Megjithatë, është një zakon që nuk është aspak i shëndetshëm, siç e ka vërtetuar tani shkenca. Konsumimi i alkoolit është në fakt baza e shfaqjes së shumë sëmundjeve, duke përfshirë edhe forma të ndryshme të kancerit. Gjithashtu për këtë arsye në botën anglo-saksone po kthehet në modë praktika e “Dry January”. Siç kuptohet lehtësisht nga emri, kjo metodë konsiston në abstenimin e plotë nga konsumimi i alkoolit për plot një muaj.

Qëllimi i atyre që vendosin të ndërmarrin këtë iniciativë është të rikuperojnë një gjendje më të mirë shëndetësore ose të paktën të zbusin dëmin e alkoolit në organizëm. Ndalimi efektiv i konsumit të alkoolit për 31 ditë, veçanërisht nëse jeni një konsumator i rregullt, sjell përfitime të panumërta për shëndetin tonë.

Një nga aspektet më të nënvlerësuara është përmirësimi i cilësisë së gjumit. Ndryshe nga çfarë mund të mendohet, alkooli nuk e përmirëson gjumin në asnjë mënyrë. Keqkuptimi lind nga fakti se pijet alkoolike lehtësojnë rënien në gjumë. Por të biesh në gjumë është një gjë, ndërsa të flesh mirë është diçka krejt tjetër. Në fakt, gjumi pas konsumimit të alkoolit ka tendencë të jetë i shqetësuar dhe më pak i thellë, për rrjedhojë më pak çlodhës dhe i dëmshëm për shëndetin e njeriut.

Një avantazh tjetër që jep ndërprerja e konsumit të alkoolit është humbja e peshës dhe masës dhjamore. Efekti diuretik i alkoolit gjithashtu mund të dehidratojë ndjeshëm trupin e njeriut, duke rezultuar në humbjen e lëngjeve dhe lëndëve ushqyese. Për rrjedhojë, konsumimi i rregullt i alkoolit mund të çojë në tharje të lëkurës, skuqje dhe ënjtje, por edhe rrudha, të shkaktuara nga humbja e elasticitetit.

Pjesa e trupit që përfiton më shumë nga heqja dorë nga alkooli është mëlçia, organi përgjegjës për shpërbërjen e alkoolit. Toksiciteti i alkoolit vret shumë qeliza të këtij organi gjatë procesit. Vetëm kur nuk konsumojmë alkool, mëlçia është në gjendje të zëvendësojë qelizat e dëmtuara.

Më shumë