Për amvisat që pyesin nëse i duhet hedhur kripë ujit gjatë gatimit të vezëve, ne kemi një përgjigje!

Marisa Karabeci
09/03/2023

Ka shumë mënyra se si mund t’i përfshini vezët në vaktet tuaja. Vezët janë një prej burimeve më të pasura të një nutricienti të caktuar të quajtur kolinë. Përgatitja e një veze të zier është një nga ato teknika që është jashtëzakonisht e thjeshtë. Kur përgatitni vezë të ziera, a pyesni shpesh nëse duhet t’i hidhni kripë ujit në të cilin do t’i gatuani ato?

Zierja e një veze në ujë të kripur e përshpejton këtë proces. Kripa jo vetëm që e shpejton vlimin e ujit, por sapo të vlojë, është më e nxehtë se sa do të ishte nëse nuk do të ishte kriposur. Si rezultat, veza gatuhet më shpejt. Sigurisht, duke qenë se po flasim për sasi të vogla kripe dhe një kohë të shkurtër gatimi, ndryshimi nuk është aq i rëndësishëm, por gjithsesi ekziston.

Një arsye tjetër për të shtuar pak kripë në ujin e gatimit është pak më interesante dhe është shpjeguar së fundmi nga i famshmi Jamie Oliver, i cili pretendon se shtimi i një sasie të vogël kripe në ujë para gatimit ndihmon në mbajtjen e lëvozhgës të paprekur gjatë gatimit dhe nëse plasaritet, do të ndihmojë që e bardha e vezës të mos rrjedhë në ujë ose të rrjedhë sa më pak që është e mundur.

Kur i zieni vezët mos e derdhni ujin në të cilin i keni keni zier. Arsyeja pse po ju themi mos ta bëni këtë është sepse ju mund ta përdorni atë ujë për lulet. Ky ujë mund të përdoret dhe të jetë fitimprurës për bimët tuaja. Dihet se bimët e duan kalciumin dhe në ujin ku keni zier vezët ka shumë kalcium.

Ndërkaq, vlen të theksojmë se alergjia ndaj vezëve është e dyta për nga më të përhapurat në të gjithë botën. Rreth 68% e personave janë alergjik ndaj vezës deri në moshën 16-vjeç. Pas kësaj moshe alergjia mund të largohet gradualisht. Simptomat e alergjive nga veza fillojnë që nga kruarjet e lëkurës, problemet me tretjen dhe problemet me frymëmarrjen.

Më shumë