Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë “Italian Screens – Kinemaja e re italiane”!

Silvia Tabaku
20/03/2023

Kinemaja e re italiane mbërrin në Tiranë me ITALIAN SCREENS, një përmbledhje e filmave të përzgjedhur ndër kandidatët për çmimin David di Donatello, çmimi prestigjioz i Akademisë së Kinemasë Italiane, e cila çdo vit zgjedh filmat më të mirë italianë.
Për ekspozitën kinematografike të Tiranës u zgjodhën katër fillma, të ndryshëm për nga zhanri dhe ndërtimi i mjedisit ku zhvillohen ngjarjet: Ariaferma nga Leonardo Di Costanzo, çmimi për skenarin më të mirë dhe aktorin kryesor më të mirë; I fratelli De Filippo nga Sergio Rubini, një film që gjurmon historinë e dy autorëve të mëdhenj të komedisë napolitane; Il materiale emotivo nga Sergio Castellitto, bazuar në një skenar të Ettore Scola dhe Freaks Out nga Gabriele Mainetti, një rrëfim magjik dhe surreal në Romën e pushtuar të vitit 1943.
Italian Screens është një iniciativë e krijuar për të prezantuar më të mirën e kinemasë italiane dhe promovohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nga Cinecittà për Drejtorinë e Përgjithshme të Kinemasë dhe Audiovizionit, nga Ministria e Kulturës dhe nga Akademia e Kinemasë Italiane – Çmimet David di Donatello.

Më shumë