Nëse nuk e konsumoni rigonin, pasi të lexoni këtë artikull jemi të bindur që do e përfshini në dietën tuaj!

Marisa Karabeci
21/03/2023

Për shkak të përbërësve medicinalë dhe vajrave esenciale që disponon, rigoni është jashtëzakonisht efektiv për probleme të shumta shëndetësore. Hulumtimet kanë treguar se ka dy deri në tre herë efektin antioksidues më shumë se bimët e tjera, madje 42 herë më shumë se ai i mollëve, 30 herë i patateve, 12 herë i portokalleve, etj.

Për shembull, çaji i rigonit rregullon probleme shëndetësore të shkaktuara nga rënia e imunitetit, bronkiti, ftohja, dhimbjet e fytit. Shija e tij në fakt është e hidhur, ndaj është mirë që çajin ta blini në një farmaci. Nëse dëshironi ta bëni vetë, vendosni një lugë çaji deri në dy gjethe rigon të grimcuar në një tenxhere me ujë të valuar.

Lëreni të mbuluar për të paktën pesë minuta. Më pas kullojeni dhe pijeni. Nëse çaji është i mbuluar në një çajnik më të madh, sa më gjatë të qëndrojë, aq më i shijshëm bëhet. Është e rëndësishme që të mos ftohet plotësisht, sepse atëherë shija e tij nuk është shumë e këndshme. Ndoshta nuk e dinit por erëza juaj e preferuar tregon shumë për personalitetin tuaj. Kripa është erëza e preferuar e atyre që dinë të kontrollojnë veten.

Më shumë