Ushqimet që “luftojnë” nikotinën në organizmin tuaj!

Marisa Karabeci
21/03/2023

Nikotina është një substancë kimike në përbërjen e cigareve dhe shërben si një stimulues që mund të bllokojë funksionimin normal të qelizave nervore dhe muskulore. Ajo mund të rritë rrahjet e zemrës, presionin e gjakut, madje mund të shtojë rrezikun e goditjes nga infarkti. Nëse je duhanpirës dhe e ke të pamundur ta ndalosh, duhet të dish se disa ushqime ndihmojnë për ta nxjerrë nikotinën jashtë organizmit tuaj. Disa prej këtyre ushqimeve janë boronica e kuqe, brokoli, fara gruri, karota, lakra jeshile, limoni, portokajtë, shega, spinaqi, xhinxheri.

Shumica e duhanpirësve iu pëlqen që të ndezin një cigare menjëherë pasi kanë konsumuar ushqim. Por në fakt ata nuk e dinë se sa dëm po u shkakton organizmit të tyre ky zakon. Dëshira e madhe për të ndezur cigaren menjëherë pas ushqimit është një impuls që ndodh tek shumë duhanpirës. Shpesh ata ndezin cigaren menjëherë duke menduar që do ta tresin ushqimin më shpejt, por shkenca nuk e përkrah këtë teori të tyre.

Ndërkaq, përdorimi i çdo nikotine në shtatzëni mund të dëmtojë fëmijën tuaj, thonë ekspertët. Nënat e ardhshme që përdorin çamçakëz ose duhan mund të kenë një rrezik më të lartë të “vdekjes së papritur të foshnjës” tek fëmijët e tyre. Ndërsa rreziqet e pirjes së duhanit gjatë shtatzënisë janë të njohura mirë, hulumtimet sugjerojnë se produktet zëvendësuese nuk janë gjithashtu pa rrezik.

Më shumë