Takim muzikor me Christophe Meyer dhe projektin e tij Nomad në Destil Creative Hub!

Silvia Tabaku
22/03/2023

Një nga ndalesat e turit të projektit NøMad nga @kristof_nomad është edhe Tirana ndaj ju ftojmë të na bashkoheni më 26 mars, në orën 19:00 në Destil Creative Hub për një natë të muzikës pop franceze e me tinguj magjepsës.

Hyrja e lirë për të gjithë. Ky koncert mbështetet nga Ambasada e Zvicrës në Shqipëri.You are all welcome!

Më shumë për artistin:
NøMad është një projekti i ri muzikor nga muzikanti dhe autori zvicerian Christophe Meyer. Projekti NøMad është regjistruar në bashkëpunim me muzikantë të ndryshëm, por kryesisht me Clive Deamer, bateristin e Portishead dhe Radiohead. Në vitet 90, nën emrin Føu (Mad), Christophe Meyer u kontraktua nga shtëpia muzikore prestigjoze EMI. Për 7 vite ai ka luajtur muzikë në Evropë dhe në Amerikën e Jugut. Ai është muzikanti i parë i huaj që ka luajtur muzikë në Jugosllavi përgjatë luftës.Në vitin 2003, Christophe regjistroi Jura Zik, një CD i dedikuar Juara-s, regjionit ku ai jeton në Zvicër. Për mëse 20 vjet, ai është në tur me repertonin e Jura Zik .Ju mirëpresim!

Më shumë