Çfarë të bëjmë nëse prindërit nuk e pëlqejnë të dashurin e ri?!

Anja Dervishi
29/03/2023

Kjo është pyetje që shumë vajza ia kanë bërë vetes para se t’ia kenë prezantuar të dashurin familjes: “Po sikur prindërit mos ta pëlqejnë të dashurin tim?” Çdo vajzë dëshiron që familja dhe i dashuri apo partneri i ardhshëm të kenë një lidhje të mirë mes tyre dhe shumicën e kohës kjo ndodh pa problem.

Por ndonjëherë, njëri apo të dy prindërit mund të mos jenë shumë pro me zgjedhjen e vajzës dhe gjërat mund të bëhen më problematike. Lindsay Chrisler, eksperte e lidhjeve shprehet:

Nëse nuk ju trajton mirë, apo partneri nuk sillet mirë me anëtarët tuaj të familjes, atëherë padyshim që familja ka të drejtë t’ju mbrojë dhe t’i ndajë shqetësimet me ju. Por nëse partneri sillet mirë me ju dhe ju e dashuroni atë, atëherë familja vërtet që duhet të përpiqet ta pranojë atë.

Para se të përballeni me familjen, Chrisler sugjeron të mendoni mirë se përse anëtarët e familjes mund të mos jenë fansa të partnerit tuaj. Pra, përpiquni të kuptoni se përse familja nuk ndihet si ju dëshironi që ata të ndihen për partnerin tuaj dhe kjo nuk do të thotë se patjetër duhet ta pranoni arsyetimin e tyre, por thjesht të jeni të vetëdijshëm për arsyen e familjes.

Gjëja tjetër që duhet të bëni është t’i vendosni prindërit mënjanë dhe të bisedoni për këtë temë. Tregojuni prindërve sa të lumtur ju bën ai person dhe sa është e rëndësishme që familja ta pranojë atë. Flisni për anët e mira të lidhjes dhe, nëse prindërit ju duan juve, patjetër se do t’i lënë mënjanë problemet që i kanë me partnerin tuaj. Kur prindërit janë në të njëjtën dhomë me partnerin tuaj, bëni më të mirën që bisedën ta udhëhiqni në një drejtim pozitiv. Flisni për diçka që prindërit dhe partneri juaj kanë të përbashkët, qoftë kjo politika apo profesioni i karrierës.

Por nëse asnjëra nga këto nuk funksionon dhe ndiheni se asgjë nuk do ta rregullojë këtë mesele, atëherë gjëja më e mirë që mund të bëni është thjesht t’i lini gjërat të rrjedhin vetë. Ju nuk mund të merrni përgjegjësi për ndjenjat e personave të tjerë, por duhet të jeni e lumtur vet.

Sigurisht që do të ishte diçka e mirë që prindërit tuaj dhe partneri të kenë një lidhje të mirë, por nëse nuk nuk ndodh kështu, mbani mend diçka: ju jeni e lidhur me partnerin tuaj, jo familja. Nëse familjes nuk i pëlqen partneri juaj, nuk keni ç’të bëni përveç se të mos i lini ndjenjat e prindërve të ndikojnë në lidhjen e mirë që e keni me partnerin.

Më shumë