“Expo – Turizëm”, Edicioni i 5-të i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit

Megi Daci
04/04/2023

Panairi vjetor ndërkombëtar i turizmit

365 Dite Turizëm, Edicioni i 5-të, 6 – 8 Prill 2023

Shqipëria, Destinacion për 365 ditë

Industria e turizmit zë një vend të veçantë në ekonomi dhe është konsideruar nga qeveria si një nga motorët kryesorë në rritjen e vendit. Edicioni i 5-të i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit synon të promovojë Shqipërinë si një destinacion për 365 ditët e vitit, duke u fokusuar këtë herë në turizmin turistik, atë të konferencave dhe eventeve të korporatave nga e gjithë bota, turizmin dixhital dhe turizmin mjekësor, i cili po zhvillohet gjithmonë e më tepër në vendin tonë.

Kush do të jetë ekspozues në këtë panair?

  1. Përfaqësues qeveritarë nga vendi dhe rajoni;
  2. Përfaqësues nga industria e turizmit (kompani vendase, rajonale dhe ndërkombëtare), si: operatorë turesh, hotele, rezorte, agjenci udhëtimi dhe kompani të tjera që ofrojnë shërbime dhe/ose produkte në sektorin e turizmit;
  3. Investitorë të pavarur të turizmit;
  4. Investitorë institucionalë të turizmit;
  5. Institucione dhe sipërmarrje të turizmit, duke përfshirë asociacionet e tyre nga Shqipëria, rajoni e më gjerë;
  6. Asociacione hotelesh dhe/ose asociacione ose organizata të industrisë së turizmit;
  7. Turizmi bregdetar, turizmi malor, agro turizmi;
  8. Turizmi MICE;
  9. Turizmi Dixhital;
  10. Shkolla profesionale të turizmit dhe qendra trajnimi;
  11. Përfaqësues të kulinarisë nga Shqipëria & rajoni, etj;
  12. Turizmi kulturor & historik;
  13. Turizmi mjekësor & dentar;
  14. SPA & mirëqenie;

Më shumë