Shumë njerëz e duan dhe e konsumojnë peshkun por ama kanë edhe frikën se mos u ngelet në fyt ndonjë halë. Nëse jeni rastisur ndonjëherë me këtë situatë të dhimbshme e dini se sa përvojë e frikshmë është. Ndërkaq, për ju që nuk ju ka ndodhur asnjëherë dhe mund t’ju ndodhë në një të ardhme të afërt duhet të keni parasysh që peshku nuk duhet ngrënë shpejt por sa më ngadalë në mënyrë që të shmangni situata të tilla dhe mbi të gjitha ta shijoni.
Duhet pastruar peshku nga çdo halë e mundshme e vogël. Megjithatë, nëse ju ndodh që ndonjë halë peshku ju ngelet në fyt, hani një kore buke. Ajo do të marrë me vete halën dhe do ta kalojë në lukth, ku lëngjet e lukthit shpejt do ta tresin. Mirëpo, kur hala “ngulitet” mirë në fyt dhe as korja nuk ju ndihmon, atëherë provojeni me limon. Priteni limonin në feta dhe ngadalë thithni lëngun, i cili do të kalojë nëpër fyt dhe do të shkrijë halën.
Peshku është një ushqim jashtëzakonisht i shëndetshëm, kryesisht për shkak të përqindjes së lartë të proteinave dhe acideve yndyrore omega-3. Megjithatë, jo të gjitha llojet e peshqve janë njësoj të shëndetshëm. Nutricionistët thonë se sardelet janë peshku më i mirë i konservuar dhe nuk mund të gaboni me to. Në 100 gramë sardele ka 25 gramë proteina. Falë sasisë së madhe të kalciumit, këta peshq të vegjël janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për kocka të shëndetshme dhe të forta.