Nuk duhet të hani asgjë para se të flini thatë ju?! Këtij fruti mos i thoni kurrë ‘Jo’…

Marisa Karabeci
05/05/2023


Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë ajo është molla.
 Nëse është mollë shqiptare, akoma më mirë. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që të mbrojnë nga një sërë simptomash dhe sëmundjesh. Dy zonat që mbahen për prodhimin më të lartë të mollëve në vendin tonë janë Korça dhe Dibra. Varietetet që prodhohen më së shumti në Shqipëri janë dy derivatet e Red Delicious, Red Chief dhe Starking.

Nëse gjithmonë keni menduar se nuk duhet të hani asgjë para se të flini, keni gabuar, molla është një nga frutat që ju mund ta konsumoni pa frikë para gjumit. Nuk do t’iu rëndojë në stomak. Molla ka përmbajtje të lartë vitaminash dhe mineralesh, antioksidantë, polifenole dhe pothuajse fare yndyrë.

Vitamina C e mollës ndihmon në uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e frymëmarrjes dhe uljen e nivelit të sheqerit në gjak, duke ju relaksuar. Po ashtu, vitamina B6 ndihmon në djegien e yndyrave gjatë natës. Nëse më parë keni pasur problem me gjumin, duke mos fjetur rehat, ne ju sugjerojmë të hani çdo natë para gjumit një mollë për një gjumë të qetë.

Ndërkaq, uthulla e mollës është bërë një ilaç mjaft popullor vitet e fundit dhe pse më parë është përdorur për shekuj në gatim dhe mjekësi. Mendohet se ndihmon me një gamë të gjerë çështjesh shëndetësore, duke përfshirë kolesterolin e lartë, nivelet e sheqerit në gjak, obezitetin dhe presionin e lartë të gjakut. Thuhet gjithashtu se ndihmon me ekzemën dhe refluksin e acidit në stomak, por kjo nuk është vërtetuar shkencërisht.

Më shumë