Shumë prej objekteve fetare të krishtera dhe myslimane në Mal të Zi, janë braktisur prej kohësh për shkak të konflikteve nga Lufta e Parë Botërore dhe luftërat ballkanike. Megjithatë, më shumë se 50 nga manastiret e krishtera mbeten të hapura për vizitorët. Të ngritura buzë liqeneve, brigjeve detare dhe maleve të thyera, manastiret malazeze u ofrojnë udhëtarëve përjetimin e një epoke tjetër.
I krijuar në shekullin e 17-të si një vend strehimi nga osmanët, manastiri i Ostrogut është një vepër unike arkitekturore, ngritur në faqen e shkëmbit Ostroshka Greda, pranë fshatit të vogël Dabojeviçi. Afresket e me gjethe ari të gdhendura në fasadën e bardhë, bien në kontrast të fortë me ashpërsinë e malit. Manastiri ka dy seksione të lidhura me një shteg të pjerrët të pyllëzuar. Pjesa e poshtme strehon Kishën e Trinisë së Shenjtë, ku vizitorët mund të admirojnë afreske të shumta. Çdo vit mijëra pelegrinë ecin zbathur deri në shtegun e sipërm të Ostrogut, ku luten para eshtrave të Shën Vasilijes, i njohur në vend si një shenjtor që bënte mrekulli.
Çdo 12 maj, myslimanë, të krishterë dhe ortodoksë marshojnë drejt manastirit, për t’u lutur para shenjtorit, me besimin se dëshirat do t’u plotësohen dhe sëmundjet do t’iu shërohen. Vizitorët mund të eksplorojnë manastirin Beshka , i vendosur në një ishull të vogël në bregun perëndimor të liqenit. Në të gjenden dy kisha, ku më kryesorja është ajo e Shën Mërisë, me gjurmë afreskesh greke, bizantine dhe sllave. Murgeshat po ringjallin gjithashtu artin e krijimit të ikonave, duke pikturuar ose gdhendur imazhe fetare në panele druri.
Qindra turistë i drejtohen qytetit venecian të Perastit për të parë kishën e vogël me kupolë blu, në Gjirin e Kotorrit. Në vitin 1630, Kisha Katolike Romake ndërtoi një kishëz të re. E rinovuar sërish në vitin 1722, Kisha e Zojës së Shkëmbinjve përmban më shumë se 2500 pllaka argjendi të dhuruara nga marinarët. Një muze ngjitur me të strehon artefakte ilire të gjetura aty pranë, piktura të anijeve vendase dhe një sixhade. Banorët vendas dekorojnë varkat me fjongo dhe lule, më pas i mbushin me gurë dhe i fundosin nëpër ishull.