Ushqimet që sipas nutricionistes japoneze shkurtojnë jetëgjatësinë!

Marisa Karabeci
24/05/2023

Japonia shquhet për njerëzit më jetëgjatë në botë. Nutricionistja japoneze Michiko Tomioka, zbuloi se cilat ushqime nuk i ha kurrë, sepse siç shpjegon ajo, është provuar se shkurtojnë jetëgjatësinë.

Disa ushqime janë vërtetuar se shkurtojnë jetën dhe ndikojnë negativisht në shëndetin tonë, ndaj i shmang ato për një arsye dhe i këshilloj të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Këto janë kryesisht ushqime shumë të njohura të konsumuara nga shumica e njerëzve dhe marrja e tyre nuk duhet ose duhet të reduktohet në minimumin e mundshëm.

Një nga ushqimet më të pashëndetshme është mishi i përpunuar si në hot dog, hamburgerët apo salsiçet. Sipas saj, mishi i përpunuar është pothuajse i pamundur të shmanget dhe përveç që përmban sasi të mëdha kripe, ka edhe shumë yndyra të ngopura që mund të rrisin rrezikun e disa llojeve të kancerit, si kanceri i zorrës së trashë apo i gjirit.

Tomioka nuk pi kurrë pije të gazuara me sheqer.

Pirja e rregullt e pijeve të gazuara me sheqer, një deri në dy kanaçe në ditë ose më shumë mund të çojë në një rrezik më të lartë të zhvillimit të diabetit të tipit 2. Po ashtu edhe pijet e gazuara me ëmbëlsues artificialë që mund t’jua bëjnë të vështirë përqendrimin dhe madje shkaktojnë migrenë.

Tomioka thekson drithërat e blera në dyqane si një nga opsionet jo të shëndetshme, veçanërisht për mëngjes.

Kur nxitojmë dhe nuk kemi kohë për të ngrënë në mëngjes, është joshëse të zgjedhim drithërat. Por unë kurrë nuk i ha ato me sheqer të shtuar ose përbërës që nuk i di. Domethënë, sheqeri i tepërt mund të çojë në probleme me presionin e gjakut, shtim në peshë dhe rritje të inflamacionit në trup dhe të na ekspozojë ndaj rrezikut të diabetit.

Japonezet janë shumë elegante, të shëndetshme dhe të tonifikuara. Gjenetika ka një rol të rëndësishëm në formën e tyre fizike por nuk mjafton me kaq. Ato kanë trashëguar nga kultura e lashtë japoneze ritualin e të pirit ujë menjëherë pas zgjimit. Mospirja e ujit ose dehidratimi ndikon në shfaqjen e shumë sëmundjeve si artriti reumatoid, migrena, hipertensioni, obeziteti, hemorroidët, kanceri i gjirit dhe infeksionet renale.

Më shumë