Këtë verë pushimet më të bukura dhe më të veçanta duhet t’i planifikoni në Liqenin e Komos!

Silvia Tabaku
26/05/2023

Të njohur për peizazhin e tyre të bukur, qytetet e veçanta dhe hotelet e njohura, liqenet italiane nuk e humbin kurrë shkëlqimin e tyre. Më poshtë, Katie Berrington dhe menaxherët e tre hoteleve nga vendet më të bukura për të qëndruar në Liqenin e Komos ndajnë sugjerimet e tyre dhe të ekspertëve për një pushim në liqen si asnjëherë më parë.

Pikat sekrete

Valentina de Santis, pronarja dhe CEO i Passalacqua-së së sapo hapur dhe legjendare “Grand Hotel Tremezzo” zbulon se:

Maja e kodrës në pjesën e prapme të Grand Hotel Tremezzo quhet Belvedere, që fjalë për fjalë do të thotë ‘duke parë bukurinë’ dhe sigurisht ofron pamje të jashtëzakonshme. Aty më pret Bobo, ariu maskot i hotelit gjithmonë krahëhapur, duke më bërë të ndihem si në shtëpinë time, duke më bërë të lumtur dhe duke ma mbushur zemrën me dashurinë e Liqenit të Komos.

Për Carlotta Fontana, nga Villa d’Este Hotels, vendi i saj më i dashur në Liqenin e Komos është Cascata Villa Pliniana, një ujëvarë që dominon vilën e vjetër.

Është një vend vërtet i veçantë e gjeta vetëm këtë vit, edhe pse kam qenë në liqen që kur isha vajzë e vogël. Kjo ujëvarë spektakolare ia vlen patjetër të shihet.

Përvojat që ndodhin vetëm një herë në jetë

Nga ana tjetër për të përjetuar një përvojë unike de Santis tregon:

Liqeni i Komos është një nga vendet e pakta në Itali që ofron mundësinë për të përjetuar një fluturim në bordin e një hidroavioni. Pra, nëse doni të admironi zonën nga qielli me gjithë madhështinë e saj dhe nuk keni frikë të hipni në një aeroplan të vogël me vetëm disa vende dhe të shijoni flladin e freskët që vjen nga dritaret e hapura teksa jeni në ajër, kjo është një përvojë shumë shpërblyese dhe nxitëse e adrenalinës që nuk duhet ta humbisni.

Ndërkohë, Fontana rekomandon:

Të bëni një turne me varkë në vilat më të bukura, si Villa Carlotta, Villa del Balbianello apo Villa Olmo. Këto vila historike janë tepër të bukura dhe elegante dhe përfaqësojnë kryevepra të vërteta të arkitekturës, të gjitha të rrethuara nga kopshte formale mahnitëse. Nga Villa d’Este, ju mund të bëni një xhiro me varkën tonë elektrike prej druri 100% për të shijuar atmosferën e liqenit, për të arritur në vilat ose për të admiruar madhështinë e maleve.

Pamje të paharrueshme

Për t’u mahnitur nga pamjet e paharrueshme që ofron Liqeni Komo, Fontana zbulon:

Për mendimin tim, pamja më e bukur është nga malet përreth liqenit ka shumë shëtitje që, me pak përpjekje, të lejojnë të shkosh në pika piktoreske me pamje mahnitëse. Nga atje mund të keni një pamje 360 gradë mbi të gjithë liqenin.

Një nga shëtitjet e preferuara të de Santis në liqen të çon nga Tremezzo përgjatë një shtegu gjarpërues për të arritur në San Martino:

Një kishë e vogël që duket sikur sapo është hedhur në një masë shkëmbinjsh. Nga atje, ju mund të shikoni jashtë dhe të lini mrekullinë t’ju përqafojë. Qielli, uji, malet – kombinimi më i përsosur – e bëjnë atë vendin më të çuditshëm që njoh. Nëse doni një këndvështrim tjetër për të admiruar liqenin, ju sugjeroj të shkoni në qytetin e Komo për të marrë teleferikun për në Brunate, dhe më pas nga atje të shijoni një shëtitje të shkurtër, por të pjerrët deri te fari, Faro Voltiano. Nga këtu në ditët e kthjellëta sytë tuaj do të jenë në gjendje të përqafojnë pamjet më të gjera që mund të imagjinoni, duke përqafuar liqenin, Alpet, Zvicrën dhe deri në Milano dhe Monte Bianco. Është thjesht magjike.

Për t’u relaksuar në maksimum

Për të kaluar disa ditë pushimi unike që do t’i mbani mend gjatë sipas de Santis mjafton që:

Merrni një varkë dhe lërini valët t’ju lëkundin përreth. Është mënyra thelbësore për të jetuar atë jetën e ëmbël ose e thënë më saktë ‘dolce vita’ e vërtetë në liqen.

Fontana shprehet  gjithashtu:

Para së gjithash, një shëtitje buzë liqenit është një domosdoshmëri për të shijuar bukurinë e peizazhit. Një aktivitet tjetër shumë relaksues është të vizitosh kopshtet e Villa Balbianello, të njohura në të gjithë botën (madje aty janë filmuar edhe skenat në “Star Wars: Episode II”). Dhe, gjatë verës, bëni banjo dielli pranë pishinës lundruese në Villa d’Este – e para në liqenin e Komos – përpara se të shijoni një shëtitje në muzg nëpër park, i cili ka varietete të panumërta bimësh dhe lulesh.

Ushqimet delikate dhe unike

Sa herë që de Santis ka miq që vizitojnë liqenin e Komos për herë të parë, ajo gjithmonë sigurohet që ata të kenë një përvojë unike.

Toc është një lloj i veçantë i përgatitjes së polentës që i përket traditave të Bellagio-s dhe që mund ta gjeni vetëm këtu. Për të shijuar një tok të mirë, duhet të keni durim të prisni derisa ‘Maestro del Toc’ të përzien tre përbërësit nga i cili përbëhet kjo delikatesë e veçantë: miell misri, gjalpë dhe djathë vendas. Por ato pak orë ia vlen të prisni! Rezultati duhet të shijohet duke përdorur vetëm një lugë druri dhe duart tuaja, të shoqëruar nga salumi vendas, shumë verë të kuqe, plus shoqëri të madhe dhe shumë të qeshura.

Fontana shton se:

Como ka pjatat e veta unike që duhet të provohen. Në të kaluarën, liqeni i Komos ka pasur tradicionalisht kuzhinë të thjeshtë dhe tradicionale, me përbërës kryesor peshkun e kapur nga liqeni, i cili është shumë i mirë me rizoto. Missoltini është gjithashtu një specialitet i Komos, është një peshk i vogël i sheshtë që gjendet në liqen, i cili kripet dhe thahet në ajër në diell. Një tjetër eksperiencë e paharrueshme është restoranti Veranda në Villa d’Este bukuria e vendit, eleganca, pamja e liqenit apo parkut të mrekullueshëm shoqërojnë kuzhinën autentike italiane të shefit të kuzhinës Michele Zambanini. Tarraca është një vend i mrekullueshëm për të parë njerëzit, ndërsa pini një negroni dhe shijoni rrezet e diellit gjithashtu.

Diçka që vetëm ata e dinë…

Fontana tregon:

Ndoshta jo të gjithë e dinë se është e mundur të shikosh të gjithë Liqenin e Komos nga një pikë e saktë. Nëse arrini në qendër të liqenit me varkë, mund të admironi të tre degët: Como, Lecco dhe Colico.

De Santis gjithashtu zbulon një sekret:

Shumë njerëz nuk e dinë se është e bukur edhe në dimër. Është i famshëm për të qenë një destinacion pushimi veror, por vetëm vendasit e dinë vërtetë bukurinë e liqenit kur ai shndërrohet në botën e çudirave më magjike të dimrit. 

Më shumë