Përdorimi i lëkurës së patateve që nuk e kemi ditur më parë!

Anja Dervishi
29/05/2023

Patatet gjejnë gjithmonë një vend në kuzhinën tonë dhe gatuhen shpesh nga amvisat. Gjatë përgatitjes, lëkurën e qëruar e hedhim menjëherë në koshin e plehrave, por kemi vepruar gabim deri më tani. Mësohet se lëkura e patateve mund të jetë mjaft e dobishme.

Lëkura e patates është një aleat i madh në heqjen e ndryshkut, sepse përmban acid oksalik, i cili ka një efekt pozitiv në përbërjet e patretshme të hekurit, duke i bërë ato të tretshme. Zhytni lëkurën e patates në ujë, aq sa uji të mbulojë ato. Më pak ujë do të lejojë që tretësira e acidit oksalik të jetë më e përqendruar. Lëreni të qëndrojë për pak kohë, më pas hiqeni.

Përzieni ujin nga lëkura e patates me sodën e bukës në mënyrë që të merrni strukturën e një paste. Aplikojeni produktin e fituar në zonën e ndryshkur, më pas lëreni të veprojë për 20-30 minuta. Më pas lajeni. Rezultatet do t’ju habisin.

Nëse deri më sot i keni hedhur lëkurat e patateve në koshin e mbeturinave, pasi të mësoni se çfarë mrekullish mund të bëjnë për lëkurën tuaj do t’i gatuani më shpesh vetëm që të mund t’i përdorni. Patatja ka në përmbajtjen e saj vitaminë C, karbohidrate dhe niseshte vegjetale, të gjitha këto përbërës janë shumë të ushqyeshëm për lëkurën dhe eliminojnë shenjat e akneve dhe njollat kafe, por jo vetëm. Lëkura e patates u jep gjithashtu shkëlqim flokëve të dëmtuar dhe i ndihmojnë të rriten më shpejt.

Më shumë