Me ardhjen e verës është hapur edhe sezoni i luleshtrydheve dhe ka shumë rëndësi pastrimi me kujdes i tyre. Shpëlarja me ujë normal nuk e pastron mjaftueshëm luleshtrydhen. Luleshtrydhja mund të përmbajë shumë substanca që nuk mund t’i shohim, kimikate të dëmshme dhe krimba. Për këtë arsye, luleshtrydhet duhet të lahen siç duhet.
Nëse dëshironi ta kaloni luleshtrydhen në një proces pastrimi më të saktë, mund të përdorni uthull ose ujë të kripur për këtë. Për të pastruar luleshtrydhet me uthull, mbushni një tas me 1 gotë uthull të bardhë dhe 8 gota ujë. Shpëlajini luleshtrydhet në një përzierje uthull-ujë për të paktën 10 minuta. Ky proces do të pastrojë lëkurën e luleshtrydheve nga pesticidet dhe uthulla e bardhë që përdorim do të largojë gjithashtu çdo papastërti tjetër, që mund të jetë në sipërfaqe.
Kur i shpëlani luleshtrydhet e mbajtura në ujë me uthull tërësisht nën ujë të ftohtë, aroma e uthullës do të zhduket plotësisht. Pasi të keni larë luleshtrydhet, thajini ato plotësisht. Nëse i vendosni në një enë magazinimi pa u tharë, ato do të prishen më shpejt. Një nga gjërat e preferuara me ardhjen e sezonit të verës janë të gjitha prodhimet e freskëta. Vera sjell disa fruta të mrekullueshme të lëngshme që duhet t’i shtoni në dietën tuaj. Ato janë të freskëta, të shëndetshme dhe shumë të shijshme.
Zbuloni në këtë link 3 frutat që nuk duhet të mungojnë nga dieta juaj. Frutat na vijnë shpesh të konservuara, të ngrira, të thara ose të lëngshme, pra jo drejtpërdrejt nga natyra. Ky përpunim mund të heqë disa nga përfitimet ose të shtojë sheqer shtesë. Minimizoni konsumin e frutave të thata. Frutat e thata janë një zgjidhje e lehtë, sepse përmbajnë pothuajse të njëjtën sasi lëndësh ushqyese si frutat e freskëta.