Me sezonin e dasmave pranë nesh, nuk ka pasur kurrë një kohë më të mirë për të përqafuar veshjet verore. Pra, nëse jeni duke shkuar në një ceremoni në qytet, në dasmë në fshat ose në një dasmë buzë oqeanit, udhëzuesi ynë për veshjet elegante të të ftuarve do t’ju ndihmojë.
Veshja tek pista e kërcimit
Një martesë verore është ambienti perfekt për një fustan maxi, duke sjellë një ngjyrë të gëzueshme në ceremoni. Fustani mahnitës me një shpatull i Lanvin i disponueshëm ekskluzivisht në NET-A-PORTER është i prerë në një nuancë portokalli. Kombinojeni me aksesorë të zinj për të mbajtur fokusin në këtë fustan.
Dasma buzë detit
Një dasmë buzë detit i inkurajon të ftuarit të kërkojnë veshje më të relaksuara por me aksesorët e duhur. Fustani ‘Tami’ i Cortana-s është një zgjedhje hyjnore, pasi pëlhura e freskët dhe e mëndafshtë është përshtatur me klimën e ngrohtë të vendeve tropikale. Kombinojeni me sandalet Emme Parsons ‘Agnes’ për të shmangur çdo situatë të zhytjes në rërë, më pas plotësojeni pamjen me një çantë nga Cult Gaia dhe vathë me rrathë diamanti nga David Yurman për të shtuar shkëlqimin e menjëhershëm.
Veshje për martesë në qytet
Me të vërtetë nuk mund të gaboni me një fustan slip për një ngjarje zyrtare, veçanërisht kur bëhet fjalë për një martesë në qytet. Gjithmonë elegante, fustani maxi i hollë, i thurur i Christopher Esber do të kombinojë shumë mirë me pallton nga The Row. Së fundmi, gjithçka që ju nevojitet për të kompletuar look-un janë sandale të thjeshta me taka të zeza, stili ‘Vernice 85’ të Gianvito Rossi-t janë të duhurat.
Kostumet
Konsideroni ngjyrat lozonjare. Kostumi në ngjyrë blu i Brioni është ai që ju duhet. Zbukuroni dekoltenë me gjerdanin e Maor-it dhe plotësojeni kombinimin me me çantën e lakmuar “Le 5 à 7” të Saint Laurent në ngjyrë kremi.
Fustanet me lule
Kur bëhet fjalë për të festuar dashurinë, lulet janë gjithmonë të përshtatshme. Këtë sezon, futeni në fustanin maxi të Loretta Caponi + NET SUSTAIN ‘Melinda’, i cili është i përbërë nga pambuku organik i certifikuar nga GOTS dhe i zbukuruar me zambakë të bukur. Kombinojini me vathët elegantë me perla nga Sophie Bille Brahe.