Me ju kafedashës e kemi, përpara se të vraponi sa hapni sytë për te pija juaj e preferuar njihuni fillimisht me këto dy gjëra!

Marisa Karabeci
01/06/2023

Brenda dhjetë minutave të para, kafeina hyn në qarkullimin e gjakut dhe përhapet në të gjithë trupin tuaj, duke bërë që presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës të rriten. Në një periudhë deri në 20 minuta, lidhet me receptorët e adenozinës, duke neutralizuar lodhjen. Sa më shumë kafe të pini, aq më shumë receptorë adenozine formohen, që do të thotë se mund t’ju duhet të pini më shumë kafe për të qëndruar zgjuar tani sesa kur keni filluar ta pini për herë të parë në rininë tuaj.

Ndërkaq, të gjithë ju që shijoni kafen e mëngjesit, duhet të kini parasysh 2 gjëra. Andrew Huberman, profesor i Neurobiologjisë në Universitetin e Stanfordit, rekomandon që të mos pini kafe sapo të ngriheni nga shtrati, por ta shtyni këtë zakon pas një orë e gjysmë deri në dy orë dhe për këtë ka një arsye.

Si fillim pini të paktën 1 deri në 2 gota ujë. Uji ndihmon si në rikthimin e lëngjeve që humbasim gjatë gjumit, ashtu edhe që metabolizmi të nisë punën, por jo në mënyrë të papritur. Prisni të paktën 90 minuta pasi të zgjoheni për të pirë kafenë. Në këtë mënyrë do t’i jepni trupit tuaj kohë për të rregulluar siç duhet hormonet dhe sekretimin e tyre.

Pavarësisht se preferoni kafe të fortë turke, nescafe apo espresso me qumësht, një gjë është e sigurt, pas gjysmë ore kjo pije humb “forcën” e vet. Në një çast merrni filxhanin me kafen e cila qëndron mbi tavolinë që nga mëngjesi dhe pyesni veten: “A duhet ta pi këtë kafe?” Çfarë të bëni nëse është fjala për kafen me qumësht? Nëse është e mbyllur mirë dhe e vendosur në frigorifer, qumështi mund të konsumohet edhe deri në një javë pas hapjes.

Më shumë