Shpëtoni nga fryrjet e stomakut dhe ndihuni më energjikë duke i shtuar këto përbërës ujit tuaj detoks!

Marisa Karabeci
06/06/2023

Dieta e parregullt, pagjumësia, lodhja, stresi mund të bëjnë që sistemi juaj tretës të funksionojë në mënyrë të çorientuar. Ndryshimi i dietës dhe konsumimi i disa ushqimeve mund të krijojë një ndjenjë fryrjeje dhe parehatie në trup. Në momente të tilla, duke përgatitur pije me perime dhe fruta të freskëta të stinës, mund të rregulloni sistemin tuaj të tretjes, të shpëtoni nga fryrjet e stomakut dhe të ndiheni më energjikë.

Nëse nuk keni kohë të përgatisni vetë smoothie, disa perime dhe fruta që mund t’i hidhni në ujin tuaj të pijshëm mund të ndihmojnë në largimin e toksinave nga trupi juaj. Disa nga perimet dhe frutat e shëndetshme që mund t’i shtoni në ujin tuaj të pijshëm janë majdanozi, limoni, kanella, molla, kastraveci, luleshtrydhja, nenexhiku, kwrcelli i selinos dhe xhenxhefili.

Xhenxhefili thuhet se është një nga përbërësit më efektivë për të rritur imunitetin tuaj. Është një mënyrë natyrale për të parandaluar të ftohtin dhe kollën, por kur bëhet fjalë për humbje peshe, uji me xhenxhefil dhe mjaltë nuk është një pije e përshtatshme. Kjo me siguri i bën njerëzit të ndihen energjikë për shkak të rritjes së imunitetit por magjia nuk qëndron te pija. 

Ndërkaq, uji me limon dhe patëllxhan është një ndër lëngjet detoksikuese më të mira që mund të përdorni gjatë pranverës dhe në vijim. Ul nivelin e kolesterolit. Kolesteroli mund të shkaktojë probleme serioze në shëndetin kardiovaskular. Mënyra më e mirë për të frenuar prodhimin e tij në organizëm është duke ndjekur një regjim ushqimor të shëndetshëm dhe të bëni sa më shumë aktivitet fizik.

Më shumë