Veshja që ju duhet këtë verë jo vetëm për në plazh por edhe për në qytet!

Marisa Karabeci
06/06/2023

Mund të themi se kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e verës dhe kemi nisur duke menduar për pushimet tona. E kur themi pushime, padyshim vëmendjen më të madhe e kemi te gardëroba jonë. Ekspertët e modës na këshillojnë se këtë verë të kemi patjetër një fund ‘pareo’.

Pavarësisht se si e vishni, një fund i tillë i thurur në mënyrë perfekte duket po aq mirë në çdo lloj trupi dhe me çdo stil të rrobave të banjës. Nëse nuk e vishni me rroba banje, mund ta kombinoni me një T-Shirt të thjeshtë dhe do dukeni perfekt për ditët me diell në qytet.

Më shumë