Më i miri në botë nuk gatuhet në Itali, vendi që mban ‘fronin’ për rizoton më të shijshëm!

Marisa Karabeci
08/06/2023

Rizoto është një nga pjatat më të famshme të Italisë. Ndërkaq, çdo rajon i kombit të Evropës Jugore ka versionin e tij të pjatës me oriz. Por miti se rizoto më e mirë në botë është italiane, është rrëzuar sipas analizave të enciklopedisë ushqimore “Taste Atlas” dhe vendin e parë e mban Zvicra. Lexuesit e udhëzuesit online të ushqimit votuan rizoton zvicerane të shafranit si më të mirën në botë. Kjo pjatë mund klasikët italianë si rizoto treviziane nga Treviso, rizoto milaneze dhe rizoto me fruta deti.

Pjata, e cila vjen nga Ticino në kufirin italo-zviceran, është përgatitur me një shafran që rritet vetëm në kantonin zviceran të Valais. Shafrani i mbledhur me dorë është shpallur gjerësisht si më i miri në botë, me shumë veta që e quajnë ari i kuq. Në pjatën e famshme ajo përzihet me orizin klasik, gjalpin dhe qepët e një rizotoje normale, si dhe hudhrat, domatet dhe lëngun e mishit dhe kalitet me trumzë, kripë dhe piper.

Më pas mund të shtohen mishrat, shpesh viçi ose proshutë. Pjesa tjetër e listës me 10 rizotot më të mira përbëhet e gjitha nga pjata italiane dhe përfshin rizoto me kunguj dhe rizoto me limon. Orizi është një ushqim me të cilin preferojmë të shoqërojmë shumë nga vaktet tona pasi përmban niseshte dhe është në kategorinë e karbohidrateve por në të njëjtën kohë ka kalori minimale. Nuk ka shumë mënyra për ta gatuar por edhe në një vakt kaq të thjeshtë mund të gabojmë dhe kështu ndodh që të humbasim shumë shijen e tij. Një nga gabimet kryesore që mund të bëjmë në gatimin e orizit është shtimi i vajit të ullirit. 

Më shumë