Truku që do t’ju shpëtojë nga bananet e kalbura…

Anja Dervishi
15/06/2023

Ju ndodh shpesh që të blini banane dhe, para se të arrini t’i hani, ato marrin ngjyrë kafe dhe kalben? Epo, ekziston një zgjidhje që do ua rrisë jetëgjatësinë e tyre.

Bananet kalben nëse lihen shumë gjatë në temperaturën e dhomës ose vendosen në ballkon ku ekspozohen ndaj ndryshimeve të mëdha të temperaturës. Kalbja mund të parandalohet me një truk të thjeshtë, duke i mbështjellë bananet me letër të tejdukshme kuzhine dhe duke i ruajtur në frigorifer.

Është edhe më efektive të mbështillni çdo banane veçmas së bashku me kërcellin, duke zgjatur kështu jetëgjatësinë e tyre me rreth shtatë ditë. Nëse nuk ju pëlqen të hani banane të ftohta, thjesht hiqni një më herët dhe lëreni në temperaturën e dhomës për rreth 20 minuta. Nëse e keni prerë një banane në feta, mënyra për ta mbajtur të freskët deri në një ditë e gjysmë është ta zhytni në lëng limoni dhe këtë është mirë ta bëni edhe kur vendosni banane në ëmbëlsira për të mos marrë ngjyrë të kafenjtë.

Më shumë