Java Kulturore Franceze 🇫🇷 – prej datĂ«s 19 qershor deri mĂ« 28 qershor vjen me njĂ« program tĂ« kuruar tĂ« muzikĂ«s, kulturĂ«s dhe spektaklit!
Në qytete të ndryshme në Shqipëri do të ketë koncerte e shfaqje të filmit si dhe argëtim pa fund!
Takohemi në eventet e kësaj jave dhe shfletoni programin për më shumë informacion.
Qëllimi i Javës Kombëtare të Francës është rritja e mirëkuptimit dhe vlerësimit të komunitetit tonë në botën frankofone, duke gjetur mënyra interesante dhe zbavitëse për të parë se si frëngjishtja prek jetën tonë. Është gjithashtu një shans për të mësuar rreth dhjetëra vendeve dhe miliona njerëz që flasin këtë gjuhë të bukur.
Kalendari i këtyre eventeve nis me projeksionin e filmit shqiptaro-francez të Liri Begesë, “Larg barbarëve”. Ky aktivitet do të realizohet në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit. “Larg barbareve”është një film i vitit 1994, i vlerësuar nga kritika evropiane dhe është produksion i përbashkët Francë, Itali, Belgjikë . Filmi do të shfaqet në “Kinema Millennium” në Tiranë.
Njëkohësisht me shfaqjen e filmit në Tiranë, një koncert për violinë do të zhvillohet në Shkodër, nga Aurelien Zielinski dhe Anna Gockel.