Sezoni ku ushqimi na ‘lezeton’ më shumë, si të shmangni shtimin në peshë gjatë pushimeve!

Marisa Karabeci
21/06/2023

Heqja e kilogramëve pas pushimeve verore bëhet një punë shumë e vështirë. Për këtë arsye ne ju tregojmë tre këshilla që duhet të ndiqni në mënyrë që të mund të shijoni kënaqësinë e festave, pa pasur problemin e kilogramëve. Uji është i domosdoshëm për funksionimin e duhur të trupit tonë. Gjithashtu na jep ndjesinë se jemi të fryrë nga ushqimi, pa ngrënë. Kjo nuk do të thotë që ju duhet ta zëvendësoni ushqimin me ujë. Megjithatë, është zgjidhja më e mirë nëse i ndiejmë ato dëshira për ushqime të kota.

Një mëngjes i pasur ndihmon metabolizmin dhe mund të na mbajë për orë të tëra. Nuk ka nevojë për ekzagjerime dhe ëmbëlsira. Një mëngjes i duhur dhe i pasur nga drithërat pa sheqer deri tek buka e thekur është zgjidhja më e mirë për vaktin tuaj të parë të ditës. Frutat, arrat dhe drithërat janë zgjedhja e duhur kur të keni uri gjatë ditës. Mundohuni të shmangni ëmbëlsirat, sanduiçët dhe patatet e skuqura.

Më shumë