Nuk e keni problem të postoni në rrjete sociale teksa jeni me pushime?! Atëherë ky është ishulli perfekt për ju!

Marisa Karabeci
22/06/2023

Nëse po kërkoni stilin e pushimeve pa postuar asgjë në rrjete sociale, atëherë ishulli Ulko-Tammio në Finlandë është perfekti për ju. Ky ishull ndodhet në Gjirin Lindor të Finlandës, një park kombëtar në vendin nordik që është quajtur “vendi më i lumtur në botë” gjashtë vjet me radhë dhe disi për ironi, është shtëpia e Nokia-s, marka që qëndron pas smartfonit më të shitur në botë të të gjitha kohërave.

Ishulli Ulko-Tammio në Finlandë ka ndërmarrë një fushatë që po u kërkon vizitorëve të injorojnë telefonat dhe të shijojnë natyrën. Mats Selin, një ekspert në turizmin ishullor në Visit Kotka-Hamina, në një njoftim për shtyp tha se:

Ne duam t’i nxisim pushuesit të fikin pajisjet e tyre inteligjente dhe të ndalojnë dhe të shijojnë ishujt.

Stafi i Parks & Wildlife Finland, kompania që menaxhon ishullin, shpreson që fushata të ndikojë që turistët të shkëputen nga telefonat e tyre dhe të angazhohen me florën, faunën dhe kontaktit me vizitorët e tjerë.

Më shumë