Pjata e preferuar e çdo familje shqiptare, mjeku rus ngre alarmin për lëngun e mishit!

Marisa Karabeci
27/06/2023

Ekspertë të ushqyerjes së shëndetshme e kanë cilësuar lëngun e mishit si një eliksir magjik për organizmin. Lëngu i mishit dhe i kockave është shumë i pasur me ushqyes dhe për më tepër përgatitet shumë lehtë në kuzhinë. Një drekë familjare në vendin tonë nuk mund të imagjinohet pa këtë pjatë, por një mjek rus pretendon se është një “vrasës” i enëve të gjakut dhe zemrës. Doktor Andrey Bobrovsky, një nutricionist rus dhe doktor i shkencave mjekësore, zbuloi se lëngu i mishit, i çdo lloji, mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.

Siç shpjegoi ai, nëse e përdorni rregullisht këtë pjatë të bërë në shtëpi, rrisni rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare. “Është vërtetuar se shumë sëmundje moderne janë të lidhura me përdorimin e vazhdueshëm të acideve yndyrore të ngopura, gjegjësisht yndyrave shtazore”, tha Bobrovski dhe shpjegoi se i referohej sëmundjeve të tilla si ateroskleroza, sëmundjet kardiovaskulare, infarkti dhe goditjet në tru.

Bobrovski tërhoqi vëmendjen për rrezikun e këtij përbërësi popullor. Përdorimi i rregullt i tij dëmton në mënyrë të padukshme zemrën. Fakti është se, sipas mjekëve, ndikimi negativ i acideve yndyrore të ngopura në shëndet vërehet ndonjëherë shumë vonë, sepse, përshembull, ateroskleroza zhvillohet me vite pa u ndjerë.

Më shumë