Rikthehet festivali i Gjirokastrës/ Grupet muzikore nga e gjithë hapësira shqiptare dhe Diaspora
Pas tetë viteve mungesë, do të zhvillohet Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës.
Festivali do të zhvillohet nga data 24 qershor deri më 1 korrik dhe do të presë artistë dhe grupe artistike nga 12 qarqet e vendit, si dhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi etj.
“Festivali i Gjirokastrës për ne është një nga elementët që mendojmë që mund të rikthehet patjetër edhe në një dosje për tu parë nga UNESKO”, tha ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
Në skenën tradicionale të Kalasë do të ngjiten edhe grupe muzikore folklorike nga arbëreshët e Italisë, të shqiptarëve nga Greqia, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe SHBA.
Drejtor Artistik i festivalit është prof. Thoma Gaqi dhe regjisor është Bledi Laço.
Të ftuar gjatë netëve të këtij Festivali do të jenë grupe të mirënjohura si Elif Sanchez nga Spanja, një nga këngëtarët më të njohur të Republikës së Maqedonisë së Veriut Vladko Stefanovski, Les Swings Cabaret Musical nga Franca, për të kulmuar me natën finale me pjesëmarrjen e Orchestra Italiana e Renzo Arbores. Po ashtu, do të marrin pjesë këngëtarët Eneda Tarifa, Dren Abazi, Marsela Çibukaj, Eranda Libohova, Andi Kongo, Ylli Baka, Era Rusi, Endri dhe Stefi Band etj.
“Unë shpresoj që kësaj radhe me ato sugjerimet tona që kemi bërë, të mund të arrijmë në një përcaktim si një performancë njerëzore”, tha Gaqi.
“Shpresoj me atë që kemi gjetur dhe që kemi parë të arrijmë të ndërtojmë një festival të larmishëm me shumë ngjyra”, tha Laço.
Për herë të parë është hequr konkurrimi midis grupeve. Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968 në Kalanë e Gjirokastrës. Festivali, konsiderohet si një nga evenimentet më të rëndësishme kulturore.
Pas 8 viteve mungese do të zhvillohet Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës. Festivali do të zhvillohet nga data 24 qershor deri më 1 korrik dhe do të presë artistë dhe grupe artistike nga 12 qarqet e vendit, si dhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi etj. Në skenën tradicionale të Kalasë do të ngjiten edhe grupe muzikore folklorike nga arbëreshët e Italisë, të shqiptarëve nga Greqia, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe SHBA.