Të flini me apo pa çorape?! Ekspertët e kanë zgjidhjen për një gjumë ‘si qengj’!

Anja Dervishi
30/06/2023

Ka dy kategori njerëzish në këtë botë, ata që flenë me çorape dhe të tjerët që flenë pa to. Ndonëse nuk ka një kod specifik të veshjes për të, ekspertët pajtohen me mendimin se veshja e çorapeve gjatë gjumit është një gjë që të gjithë duhet ta provojnë. Lexoni më poshtë për të mësuar përfitimet e gjumit me çorape që do ju bëjë ndoshta të mos i hiqni më kurrë natën…

Ekspertët përgjigjen se në fakt çorapet mund ta përmirësojnë gjumin. Ato i ndihmojnë këmbët të qëndrojnë të ngrohta, sepse është e rëndësishme të dini se këmbët e ftohta mund t’ju pengojnë të flini. Kjo teori bazohet në idenë se temperatura e brendshme ndikon në cilësinë e gjumit.

Temperatura e trupit lidhet drejtpërdrejt me ritmin cirkadian, pra, ora e brendshme 24-orëshe që rregullon ciklin gjumë-zgjim, e cila rritet vazhdimisht gjatë ditës për t’u ulur përsëri gjatë orëve të mbrëmjes. Kur ritmi cirkadian bie, i sinjalizon trupit se është koha për t’u çlodhur dhe për t’u përgatitur për gjumë.

Për të ndryshuar temperaturën bazë, trupi duhet të jetë në gjendje të mbajë ose të humbasë nxehtësinë në mënyrë efikase. Kjo bëhet kryesisht nëpërmjet lëkurës. Çorapet ngrohin këmbët tuaja duke relaksuar dhe zgjeruar enët e gjakut, gjë që përmirëson qarkullimin. Kjo do ta bëjë më të lehtë për ju që të bini në gjumë më shpejt dhe të flini më gjatë.

Më shumë