Legjenda e muzikës latine, Ricky Martin do të performojë për herë të parë në Tiranë!

Megi Daci
01/07/2023

Vetë këngëtari latin e ka konfirmuar duke e postuar në Instastory, shoqëruar edhe me këngën e tij ikonike, “Livin’ La Vida Loca”.

Ngjarja e madhe do të jetë më 20 Korrik në sheshin “Skënderbej”. Në Shqipëri përndryshe kanë performuar ndër vite emra të njohur të muzikës botërore, listës së të cilëve tashmë këtë vit iu bashkangjitet edhe Ricky Martin. 

Ricky Martin njihet për këngë shumë të famshme, ndër të cilat “La Copa de la Vida”, “Canción Bonita”, “Adrenalina” dhe “Claridad” janë dëgjuar në mbarë botën dhe tanimë, do të kemi mundësi t’i dëgjojmë edhe live në sheshin “Skënderbej”.

Për artistin kjo është hera e parë që performon në Tiranë.

Më shumë