Gjithçka që ju duhet për shëndetin e trupit dhe mendjes janë këto tre ushtrime…

Anja Dervishi
04/07/2023

Nëse mendoni se vrapimi në një maratonë është bileta më e shpejtë për një trup super të mirë, I-Min Lee, profesor i mjekësisë në Harvard, ka një lajm për ju… Vrapimi në një maratonë nuk është aq i mirë për trupin tuaj sa mendoni. Në vend se të vraponi distanca të gjata, të cilat mund të jenë të vështira për nyjet dhe sistemin tuaj të tretjes, Lee rekomandon të bëni disa ushtrime tjera. Këto ushtrime të cilat i përmend ai, thotë se sjellin shumë përfitime si humbja e peshës, ndërtimi i muskujve, mbrojtja e trurit dhe zemrës, si dhe forcimi i eshtrave.

1. Noti

Noti ndryshe njihet edhe si lloji më i mirë i ushtrimeve. Noti është sport i cili aktivizon thuajse secilin muskul të trupit, teksa rrit të rrahurat e zemrës dhe përmirëson shëndetin e zemrës, si dhe e mbron trurin nga problemet të cilat vijnë me plakjen. Kur notoni rregullisht për të paktën 30 deri 45 minuta, ju bëni ushtrime aerobike, lloj i ushtrimeve që hulumtimet sugjerojnë se lufton depresionin, rrit mirëqënien, zvogëlon stresin, etj.

2. Tai chi

Tai chi, ndryshe i quajtur tai chi chuan, është art marcial kinez i cili kombinon një seri lëvizjesh për të krijuar një lloj meditimi. Ushtrimi performohet ngadalë dhe me lehtësi, si dhe ndihmon të përqendroheni maksimalisht dhe të merrni frymë thellë. Tai chi është në veçanti i mirë për moshat e treta.

3. Ushtrimet e forcës

Ushtrimet e forcës ndihmojnë në ndërtimin e muskujve. Për të arritur rezultate të suksesshme, konsistenca është çelësi i duhur që ju vjen në ndihmë.

Më shumë