Mbrëmje poetike me poezitë e Drita Como te “Shtëpia Studio Kadare”

Megi Daci
04/07/2023

Drita Çomo, një nga poeteve që u nda nga jeta në moshë fare dhe të re, dhe pothuaj jetoi gjithë vitet e saj në internim. Drita Çomo personifikon fatin e gjithë atyre brezave që pësuan padrejtësisht fatet e prindërve të tyre. Ky mbetet një nga krimet më të mëdha të diktaturës. Drita Çomo ishte e bija e Liri Belishovës dhe Maqo Çomos, u lind në Tiranë në vitin 1958. Në nëntor 1960, në moshën dyvjeçare, u internua, për shkak të dënimit politik të nënës së saj, dhe dënimit të të atit. Një pjesë të fëmijërisë dhe të adoleshencës e kaloi e internuar në Kuç të Vlorës e më pas në Progonat të Kurveleshit. Së fundi u internua në Cërrik, ku dhe mbaroi shkollën e mesme, por për shkak të sëmundjes së rëndë dhe të keqdashjes, nuk arriti të kryente maturën. Vdiq fill e vetme në moshë fare të re, më 19 shkurt 1981, në Spitalin Onkologjik të Tiranës: as në grahmat e fundit nuk iu lejua që të kishte pranë të ëmën. Ajo la të shkruar një ditar, i cili është dëshmi për ngjarjet e ndodhura në izolim si dhe dhjetra poema e poezi të shkruara në vitet 1975-1981, të cilat janë një histori vuajtjesh, dhimbjesh dhe magjepsje nga rinia.

Më shumë