Nata magjike e Timo Fllokos: Mbledh yjet në amfiteatrin e Butrintit!

Megi Daci
04/07/2023

“Do ta pij me fund te gjithë helmin e botës.. në humbtë dashuria, humbi filli i botës”: Timo Flloko nuk njihet vetëm si një aktor i shkëlqyer, një emër i rrënjosur në kornizat e arta të kinematografisë shqiptare, por edhe si një poet i jashtezakonshëm, me një ndjeshmëri ndaj së cilës nuk ka zemër që nuk dorëzohet. E pikërisht, poezitë e tij për jetën dhe dashurinë do të kumbojnë në 8 korrik në amfiteatrin e lashtë të Butrintit, në një atmosferë ku këngët dhe mesazhet e dashurisë preken prej magjisë së zërit të Saimir Pirgut dhe sopranos së famshme, Nino Machaidze.

Flloko premton një mbrëmje si asnjë tjetër, me artistë të artistë të shkëlqyer të skenës dhe muzikës shqiptare: Redon Makashi, Luiza Xhuvani, Nik Xhelilaj, Ema Andrea, Kristian Koroveshi, Pirro Çako, Ledina Çelo, Rovena Dilo, Arilena Ara: A ekzagjerojmë vallë nëse themi se kjo do të jetë mbrëmja e vitit?!

Një gjë është e sigurtë: Në 8 korrik, yjet do të ndrijnë fort në Butrintin tonë të bukur.

Më shumë