Ju njohim me qytetin më të keq për udhëtime ‘të gjelbërta’ në Europë!

Marisa Karabeci
06/07/2023

Mançesteri është emëruar zyrtarisht nga fushata Clean Cities si qyteti më i keq në Evropë për udhëtime të gjelbra dhe transport publik miqësor ndaj mjedisit. Qyteti renditet i fundit nga 42 vende. Raporti tregon përparimin që kanë bërë qytetet në dekarbonizimin e tyre. Në thelb, ai bazohet në numrin e automjeteve elektrike të përbashkëta dhe pikave të karikimit të disponueshme publikisht dhe sa skutera dhe biçikleta të përbashkëta janë të disponueshme në çdo qytet.

Ndërkaq, Kopenhaga është në krye të listës përkatëse, qytet i bazuar në biçikletën dhe autobusin pasuar nga Oslo, Parisi, Amsterdami dhe Hamburgu. Mançesteri ka shumë pak makina elektrike, vetëm 35 autobusë elektrikë nga një total prej 2,141, infrastrukturë relativisht të vogël për karikimin e automjeteve dhe vetëm 0,7 biçikleta elektrike ose skuter për 1,000 njerëz.

Rikujtojmë, se Vjena ka kryesuar listën e qyteteve më të këndshme për të jetuar për herë të katërt në pesë vjet, ndërsa protestat kundër reformës së pensioneve të Francës ‘ndëshkojnë’ Parisin dhe Lionin, sipas një renditjeje vjetore. Kryeqyteti i Austrisë mbetet në krye të renditjes së Economist Intelligence Unit, një institut kërkimor i lidhur me revistën The Economist.

Më shumë