Zgjidhja që kërkoni për bimë të shëndetshme qëndron në frigoriferin tuaj. Me këtë truk bimët tuaja do të jetojnë gjatë dhe nuk do të thahen. Arsyeja kryesore përse shumica e njerëzve i dëmtojnë bimët e tyre është që i ujisin shumë. Truku i thjeshtë është që të mbushni vazon me kube akulli. Vendosni dy kube të mëdha akulli, apo disa të vogla, një herë në javë. Jo vetëm kjo do t’u japë bimëve ujin e nevojshëm, por do ta mbajë papastërtinë larg.
Kështu bimët tuaja do të kenë nivel të lartë hidratimi i cili është i nevojshëm. ‘Përmbytja’ e bimëve me ujë mund të çojë në rrjedhjen e ujit në fund të vazos, gjë që nuk i lejon rrënjës të hidratojë bimët. Metoda me kube akulli është posaçërisht e mirë për bimët të cilat kërkojnë më shumë kujdes dhe kurim. Gjithashtu kjo metodë është e shkëlqyeshme edhe për orkidetë.
Vendosja e bimëve në shtëpinë tuaj mund të bëjë mrekulli, gjallëron dhomat tuaja dhe i bën ato të ndihen komode. Por një mjek ka paralajmëruar prindërit se disa nga këto bimë mund të paraqesin rrezik për fëmijët e tyre. Casey nga faqja e foshnjave dhe ndihmës së parë CPR Kids paralajmëroi prindërit që të mbajnë disa lloje të bimëve larg nga fëmijët e tyre, pasi ato mund të jenë toksik.