Më në fund nuk do të lotoni më, tanimë në treg qepët që nuk të bëjnë të qash!

Marisa Karabeci
11/07/2023

Një varietet i ri qepësh që nuk irritojnë sytë do të shiten në një zinxhir supermarketesh në Australi për dy muaj. “Happy Chop-Tearless Onions” do të gjenden në dyqanet Woolworths në New South Wales, Victoria dhe në kryeqytetin australian nga 12 korriku.

“Jemi të lumtur të sjellim këtë varietet të mrekullueshëm për konsumatorët tanë, duke hequr kështu lotët nga përgatitja e vakteve,”- deklaroi menaxheri i Woolworths, Paul Turner. Qepët lëshojnë një kombinim përbërësish kimikë dhe enzimash të njohura si një formë mekanizmi mbrojtjeje.

Këto qepë që do të dalin së shpejti në treg në Australi, kanë një sasi më të vogël të këtyre përbërësve dhe kimikatet vijojnë të reduktohen teksa ato mblidhen nga toka. Mbarështuesi gjerman i bimëve Rick Watson shpiku varietetin e qepëve “pa lot” duke përdorur teknika natyrore të kryqëzimit. Qepët e para pa lot dolën në tregjet e SHBA-ve në vitin 2018 dhe ishin të disponueshme në Mbretërinë e Bashkuar nga viti 2022.

Së fundmi, shkencëtarët theksojnë se kanë zbuluar se qepa ul nivelin e sheqerit në gjak në 50%. Gjetjet të cilat janë prezantuar në takimin vjetor të “The Endocrine Society” në San-Diego, në muajin gusht kanë zbuluar që qepa mund të ulë nivelin e lartë në gjak dhe nivelet e përgjithshme të kolesterinës kur merret me metforminë.

Nga ana tjetër qepët e njoma janë një “thesar” ushqyes të pasura me vitamina dhe minerale. Kanë veti antibakteriale dhe mbrojnë nga inflamacioni, ndihmojnë me ftohjet dhe janë të mira për përmirësimin e tretjes. Pjesa e gjelbër e qepës së njomë nuk duhet të hidhet pasi përmban përbërës të dobishëm për shëndetin tonë.

Më shumë