Shmangni këto fruta gjatë verës nëse nuk doni të shtoni peshë!

Marisa Karabeci
13/07/2023

Nëse jeni në proces të rënies në peshë, duhet të keni parasysh që nuk duhet të konsumoni fruta që përmbajnë sasi të mëdha sheqeri, pasi kjo do të ketë kundërefekte. Michael Moseley, nutricionist dhe autor i librit “Fast Diet”, këshillon shmangien e konsumimit të shpeshtë të pjeprit dhe ananasit për këtë arsye. Ai rekomandon që të preferoni të zgjidhni ushqime me më pak sheqer, si manaferrat.

Sa i përket humbjes së kilogramëve të tepërt, frutat janë vërtetuar padyshim se janë më të mira se perimet. Futat më të mira për humbje peshe, përveç manaferrave, janë edhe mollët dhe dardhat. Hulumtimi u krye në 133.468 gra dhe burra për një periudhë 4-vjeçare dhe tregoi se konsumimi i sasive të mëdha të frutave pa amidon çoi në humbjen e një numri të konsiderueshëm kilogramësh.

Frutat më të preferuara të stinës së verës janë padiskutim mango dhe shalqiri. Megjithatë, nuk duhet ta teproni me sasinë. Shalqinjtë me përmbajtje të lartë uji janë të shkëlqyeshëm për të shuar etjen, por kjo sjell me vete disa efekte anësore. Edhe pse është një burim i shkëlqyer i ujit dhe fibrave dietike, shalqiri mund të shkaktojë probleme me tretjen, si diarre, fryerje dhe gazra. Konsumimi i shalqirit nxit humbjen e peshës dhe besohet se mund të ketë edhe efekt antikancerogjen.

Më shumë