Ekspozita “Territore të përvojave të jetuara”

Megi Daci
14/07/2023

Qendra për Hapje dhe Dialog #COD do të çelë ekspozitën me titull “Territore të përvojave të jetuara” nga artisti shqiptar Edi Hila. Veprat janë një përzgjedhje e autorit, të cilat shpërfaqin frymën e disa ndalesave të përkohshme gjatë një rrugëtimi.

“Janë territore, krijesa e objekte që pulsojnë lehtas nën një rëndesë atmosferike, imazhe që reflektojnë përvojat dhe përjetimet e tij.” – Zef Paci

📍 Tetë veprat që artisti na prezanton përvijojnë thurimën e njëfarësoj harte, në të cilën “vendet” shkojnë përtej kufijve fizikë duke u shtrirë në aluzione evokuese. Janë territore, krijesa e objekte që pulsojnë lehtas nën një rëndesë atmosferike, imazhe që reflektojnë përvojat dhe përjetimet e tij.

🗓 Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në datat: 14 korrik – 10 gusht 2023

Më shumë