Ditëve të ngrohta fillojmë të veshim këpucë pa çorape, ndërsa shumica ballafaqohen me aromën e pakëndshme të shputave. Por ka një mënyrë se si ta pengoni këtë problem.
Këmbët e zbathura dhe këpucët apo atlete nga pëlhurat, zakonisht e kanë kohën me arritjen e temperaturave të ngrohta pothuajse verore. Mirëpo problem më të madh, shumicës u krijon aroma e pakëndshme e këmbëve, e cila shfaqet kur vishni këpucë pa çorape.
Pra, si ta shmangni këtë verë aromën e pakëndshme?Aromat e pakëndshme i shkaktojnë bakteret në këmbë, për këtë arsye lani me kujdes shputat para se t’i vishni pa çorape këpucët. Thajini mirë këmbët, veçanërisht midis gishtave. Përdorni pudër për shputa e cila do të mundësojë që këmbët të jenë të thata me orë të tëra pas veshjes së këpucëve.
Mos i vishni të njëjtat këpucë apo atlete pa çorape çdo ditë. Kështu ato do të kundërmojnë më shumë. Bëni pauzë së paku një ditë, nëse nuk mundeni dy ditë. Gjatë natës provoni të përgatisni pak kafe të bluar në folie alumini dhe futeni në këpucë. Kafja e bluar do të mbledhë aromat e pakëndshme.
Gjithashtu mund të provoni që në këpucë të lini edhe lëkurë portokalli. Brendësinë e këpucëve fshijeni herë pas here me leckë të njomur në alkool, sepse kështu do të thithen bakteret dhe do të pengohet përhapja e aromës së pakëndshme.